Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit
CHF26.90
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.
Titulli : Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit
Titulli i origjinalit: Admissions, A Life in Brain Surgery
Autor: Henry Marsh
Përkthyes nga Anglishtja: Mentor Petrela, Florian Dashi
Botues: Shtëpia botuese Minerva
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.
Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.
Në vijim të botimit të bestsellerit të “New York Times”, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin “Rrëfimet” ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë.
Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.
VLERESIME RRETH LIBRIT
“Marsh ka dalë në pension, gjë që nënkupton se po i bën një bilanc jetës së tij. Reflektimet dhe kujtimet e tij e bëjnë librin “Rrëfimet” edhe më analizues se libri i parë, nëse diçka e tillë është e mundur”. – The New York Times
“Vazhdimisht argëtues … Këtu ndershmëria është me bollëk – një cilësi aq e rrallë dhe e lavdërueshme te kirurgët e shquar, sa mund ta presësh nga dikush që shkruan kujtime”. – The Guardian