Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty

CHF6.00

S’ka stok

Titulli i këtij libërthi të vogël në format, por me vlerë të madhe në përmbajtje: “Ruaje Allahun,Allahu të ruan ty”; është fjali që falë Zotit të Lartësuar, vazhdon të përmendet ende, me shpresë se do të vazhdojë kështu përderisa në tokë të ketë Islam dhe muslimanë.

Titulli: Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty
Autori: Aid El-Karni
Përktheu: Gazmend Terziqi
Redaktor: Agron Terziqi
Lektor: Vegim Rashiti
Redaktura gjuhësore: Shkelzen Rrecaj
Përgaditja teknike dhe dizajni: Arsim Murseli
Boton: Gami Botime – Prishtinë
Shtypi: Mozaik

Titulli i këtij libërthi të vogël në format, por me vlerë të madhe në përmbajtje: “Ruaje Allahun,Allahu të ruan ty”; është fjali që falë Zotit të Lartësuar, vazhdon të përmendet ende, me shpresë se do të vazhdojë kështu përderisa në tokë të ketë Islam dhe muslimanë.

Është i vërtetuar hadithit që e transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi në koleksionet e tyre të haditheve nga Abdullah ibën Abasi i cili tregon: Isha pranë të Dërguarit të Allahut ndërsa ai më tha: “0 djalosh, do t’i mësoj disa fjalë të një rëndësie të madhe. Ruaje Allahun, nëse do që të të ruajë ty. Ruaje Allahun, Atë do ta kesh gjithmonë pranë teje. Kur të lutësh, lute vetëm Allahun. Kur të kërkosh ndihmë; kërkoje vetëm prej Allahut. Dije, se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej bashkë për të të ndihmuar, nuk do arrinte të të ndihmojë më tepër, përveq. asaj që ta ka caktuarAllahu. Në të kundërtën, nëse do të mblidhej për të të dëmtuar, nuk do të arrinte të të dëmtojë më tepër, përveq asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë, janë ngritur lart penat dhe janë tharë faqet (d m. th., qdo gjë është e caktuar dhe e mbaruar). ”

Ndërsa imam Ahmedi në librin e tij të haditheve, ka shtuar edhe këto fjalë: “Dije se vërtet fitorja vjen me durimin, gëzimi me dëshpërimin dhe lehtësia me vështirësinë.”

Rëndësia e kësaj teme

Këto këshilla janë porosi profetike nga i Dërguari i Allahut Muhamedi a.s., për të parët dhe të fundit e njerëzimit. Porositë e besimtarëve të devotshëm që jetuan në kohëra të mëhershme, iu drejtuan njerëzimit me këto fjalë: “Nëse ndonjëri nga ju dëshiron që ta këshillojë shokun, vëllain, apo fëmijët e vet, atëherë thuaju atyre: “Ruaje Allahun, të ruan Ai ty.” Njëri prej dijetarëve muslimanë thotë: “Kam medituar thellë gjatë studimit të këtj hadithi dhe jam mahnitur nga kuptimet madhështore të cilat gienden në këtë hadith. ”

I Dërguari i Allahut Sulejmani a.s. thotë: “Kemi mësuar atë që e kanë mësuar njerëzit e tjerë dhe kemi mësuar atë që nuk e kanë mësuar njerëzit e tjerë, por nuk kemi kuptuar gjë më tërëndësishme sesa ruajtjen e Allahut në vetmi dhe në publik.”

Për kë është ky libër

Ky libërth nuk i dedikohet vetëm një shtrese të caktuar njerëzish, por është për të gjithë, për udhëheqësit, mbretërit, ministrat, nëpunësit, mjekët, inxhinierët, tregtarët, bujqit, ushtarakët, gra e burra.

Kategoritë

Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty

CHF6.00