Salahudin El-Ejubi, heroi i betejës së Hittinit dhe çliruesi i Jerusalemit nga Kryqëzatat
CHF8.90
Biseda për jetën e personaliteteve të mëdha në histori, prijësve dhe burrave që u angazhuan në fushën e reformave, është biseda më e mirë, sepse ata ishin shkëndijat që shndrisnin rrugën e popullit . Salahudini është njëri prej atyre që udhëhoqën popullin në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit dhe në rrugën e çlirimit.. Dikush mund të pyesë: Përse autori preferoi biografinë e Salahu dinit ndaj figurave të tjera?
Titulli: Salahudin El-Ejubi, heroi i betejës së Hittinit dhe çliruesi i Jerusalemit nga Kryqëzatat
Titulli i origjinalit: Salah Ad-Din Al-Ayyubi ( Saladin ) Hero of the Bttlen of Hattin and Liberator of Jerusalem from Crusaders
Autor: Abdullah Nasih Ulvan
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Prishtinë
Boton: Shtëpia botuese Dituria Islame
Përkthyes nga anglishtja: Fuad Morina
Recensent: Qemajl Morina
Redaktor gjuhësor: Isa Bajçinca
Korrektor: Ramadan Shkodra
Përpunimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Mozaiku” – Podujevë
Biseda për jetën e personaliteteve të mëdha në histori, prijësve dhe burrave që u angazhuan në fushën e reformave, është biseda më e mirë, sepse ata ishin shkëndijat që shndrisnin rrugën e popullit . Salahudini është njëri prej atyre që udhëhoqën popullin në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit dhe në rrugën e çlirimit.. Dikush mund të pyesë: Përse autori preferoi biografinë e Salahu dinit ndaj figurave të tjera?
Përgjigjja është: Sepse jeta e Salahudinit është e lidhur me manifestimin e fitores më të madhe që korrën myslimanët në histori, që është ngadhënjimi i myslimanëve në betejën e Hittinit dhe çlirimi i Jerusalemit nga kryqtarët. Kur gjeneratat e sotme shohin realitetin e hidhur që po mbretëron në Botën Islame, prehja e tyre për të kapërcyer këtë gjendje, është që ata të ndjekin rrugën që ndoqi Salahudini nëntë shekuj më parë. Lexuesi i këtij libri do të mësojë se fitorja në betejën e Hittinit është arritur nga një burrë kurd e jo arab.
Do të mësojë se si pati bashkuar Salahudini të gjithë myslimanët nën udhëheqjen e tij dhe i pati bindur të ndiqnin Sheriatin islam. Ai luftoi në emër të Islamit, që fjala e Allahut të jetë më e larta. Ai ishte i rreptë në fushëbetejë, por i mëshirshëm në paqe, qoftë edhe me armiqtë e tij më të mëdhenj. Lexuesi do të ketë rastin të njihet me cilësitë e larta për të cilat u dallua Salahudini, si dhe me sukseset që kishte arritur ai. Shkurtimisht, ai do ta kuptojë se kush ishte Salahudini.