Sekretet e qiellit në Kuran, ky univers e ka një Zot

CHF22.00

9 stok

Shkenca e shekullit të XX-të na ka treguar shumë argumente bindëse, të cilat argumentojnë krijimin e universit nga Allahu. Nocioni “Parim Human” (Anthropic Principle) tregon se në këtë sistem nuk ka vend për rastësinë dhe se çdo detaj i universit është i programuar posaçërisht për njeriun.

Category:

Titulli: Sekretet e qiellit në Kuran, ky univers e ka një Zot
Përktheu dhe përshtati: Saimir Bulku
Dizajni: Elvis Bejta
Botues: Sh. B. AlbPaper

Shkenca e shekullit të XX-të na ka treguar shumë argumente bindëse, të cilat argumentojnë krijimin e universit nga Allahu. Nocioni “Parim Human” (Anthropic Principle) tregon se në këtë sistem nuk ka vend për rastësinë dhe se çdo detaj i universit është i programuar posaçërisht për njeriun.

Ana interesante është se një pjesë e madhe e shkencëtarëve, të cilët me anë të zbulimeve arritën në konkluzionin se “universi nuk mund të komentohet nëpërmjet rastësisë” por që faktikisht për shkak të pikëpamjeve të tyre materialiste, nuk ishte ky rezultati që kërkonin. Asnjë prej shkencëtarëve si Pol Devis, Arno Penzias, Fredi Hoil, Roxher Penrouz, nuk kanë qenë fetarë. Duke bërë kërkime nuk kanë synuar të gjejnë argumente mbi ekzistencën e Zotit. Por të gjithë, edhe pse nuk e dëshironin një gjë të tillë arritën në përfundimin se i vetmi shpjegim për universin është ky projektim madhështor i vetëdijshëm.

Astronomi amerikan Xhorxh Grinshtajn në librin e tij “The Symbiotic Universe (Universi Simbiotik)”, këtë gjë na e rrëfen kështu: “Si mund të jete e mundur kjo (projektimi i ligjeve të fizikës posaçërisht për jetën)? Tek analizojmë argumentet, përballemi me këmbëngulje me një fakt të rëndësishëm: duhet që të ketë hyrë ne kontakt një inteligjencë e mbinatyrshme. Vallë për një çast edhe pse nuk patëm një qëllim të tillë po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninë e një “Ekzistence Hyjnore”?

Grinshtajn, i cili është një ateist, pyetjes të cilën e filloi me “vallë” po mundohet t’i shmanget realitetit sikur nuk e vë re atë. Por shumë shkencëtarë të tjerë, të cilët nuk i afrohen me paragjykime çështjes, e pohojnë me zë të lartë se universi është i krijuar posaçërisht nga ana e Zotit për jetën e njeriut. Astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros në një shkrim me titull “Projektimi dhe Parimi Human” e përfundon kështu: “Universin nga mosekzistenca duhet ta ketë krijuar modeomos një Krijues Suprem dhe Intelegjent. Një Krijue duhet ta ketë projektuar planetin Tokë. Dhe përseri kuy Krijues Suprem dhe Intelegjent duhet ta ketë projektuar jetën. “

Kategoritë

Sekretet e qiellit në Kuran, ky univers e ka një Zot