Shenjat e kohës

CHF8.90

2 stok

Libri “Shenjat e kohës‘‘, trajton disa ngjarje historike të ndodhura në këto hapësira shqiptare, duke filluar me lëvizjen Xhon-turke, për vijuar me Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, pozitën pronës vakëfnore në trevat shqiptare nën pushtimin jugosllav, procesin e shpërnguljes së shqiptarëve midis dy Iuftërave botërore dhe roli i parisë kombëtare e fetare në pengimin e tij që erdhi në shprehje veçmas pas zgjedhjeve të organizuara në vitin 1937 në Bashkësinë Fetare Islame dhe fitoren krahut kombëtar e fetar shqiptar, i udhëhequr nga Ferhat Draga, mulla Idriz Gjilani, Sherif Langu, Ataullah Kurtishi etj.,

Titulli: Shenjat e kohës
Autor: Qerim Lita
Për botuesin: Konica Press
Redaktor: Shkëlzen Halimi
Redaktor artistik & dizajni:Halil Berisha
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Faqe: 403
Shtypi: Focus Print
Boton: Konica Press

Libri “Shenjat e kohës‘‘, trajton disa ngjarje historike të ndodhura në këto hapësira shqiptare, duke filluar me lëvizjen Xhon-turke, për vijuar me Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, pozitën pronës vakëfnore në trevat shqiptare nën pushtimin jugosllav, procesin e shpërnguljes së shqiptarëve midis dy Iuftërave botërore dhe roli i parisë kombëtare e fetare në pengimin e tij që erdhi në shprehje veçmas pas zgjedhjeve të organizuara në vitin 1937 në Bashkësinë Fetare Islame dhe fitoren krahut kombëtar e fetar shqiptar, i udhëhequr nga Ferhat Draga, mulla Idriz Gjilani, Sherif Langu, Ataullah Kurtishi etj.,

Hapja e shkollave shqipe në trevat lindore shqiptare dhe roli i Ernest Koliqit, ripushtimi i këtyre viseve shqiptare dhe organizimi i rezistencës shqip tare, të cilës i printe organizata Nacional Demokratike Shqiptare, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në harkun kohor 1957-1990, masat e dhunshme kundër arsimit dhe kulturës shqiptare në RS të Maqedonisë pas demonstratave studentore në Kosovë të vitit 1981 dhe Autonomia Politike-Territoriale e shqiptarëve në Maqedoni, ngjarje historike që ndodhi menjëherë pas rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së federatës së atëhershme jugosllave.

Në përmbyllje, në formë të shtojcës publikohet dokumenti, perkatësisht Elaborati me titull “Shqipëria midis dy luftërave”, hartuar me kërkesë të Aleksandër Rankoviqit, në vitin 1952 nga një ish oficer i sigurimit në qeverinë e Nikolla Pashiqit, emri i të cilit nuk përmendet në elaborat.

Pa u futur në thellësi të përmbajtjes së këtij vëllimi, dëshiroj të theksoj se në të vend të rëndësishëm zë veprimtaria politike, diplomatike e kombëtare e parisë shqiptare të asaj kohe në krye me Hasan Prishtinën, Sait Hoxhën, Isa Boletinin, Ferhat Dragën, Ernest Koliqin, Azem Maranën, Halim Oranën, Hysni Rudin, Mehmet Bushin, Hasan Bilallin etj.

Shpresoj dhe besoj se publikimi i këtij libri sadopak do të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve në përgjithësi, e të historianëve në veçanti.

Kategoritë

Shenjat e kohës