Sherbela – Salvia officinalis

CHF7.90

1 in stock

Sherbela bimë mjekësore e aromatike, me origjinë nga zonat mesdhetare me klimë të butë. Sherbela, e njohur si bimë mjekësore.

Produkti: Sherbela – Salvia officinalis
Sasia: 50gr


Sherbela bimë mjekësore e aromatike, me origjinë nga zonat mesdhetare me klimë të butë. Sherbela, e njohur si bimë mjekësore, përdoret me një veprim mjaft të gjerë kurativ kryesisht në rastet e:

• Problemeve nervore, depresionit, lodhjes nervore dhe tensionit të ulët. Në këtë rast stimulon gjëndrën mbiveshkore dhe tonifkon sistemin nervor.
• Djersitjes së tepërt, si një nga veçoritë tradicionale më të njohura. Aplikimi i garzës së lagur me lëng sherbele në zonat e interesuara të djersitjes kuron apo kufizon djersitjen e tepërt
• Problemeve gjinekologjike. Në këtë rast sherbela dezinfekton aparatin gjenital, rregullon menstruacionet, qetëson dhimbjet menstruale, favorizon distancimin e menstruacioneve, frenon sjelljen e qumështit.
• Infamacioneve (skuqjet) në fyt, gojë e mishra të dhëmbëve
• Temperaturës së lartë. E ul atë
• Përhapjes së ekzemës
• Anoreksisë. Stimulon të ushqyerit (hap oreksin)
• Prodhimit të gëlbazës. Frenon prodhimin e saj
• Glicemisë. Favorizon zbritjen e glicemisë
• Shqetësimeve digjestive. Favorizon qetësimin e vjelljes,
• Diarresë dhe shqetësimeve të barku
• Sherbela tek femrat ka veprim estrogjen prandaj përdoret për lehtësimin e fekondimit (për të mbetur shtatzanë).

Menyra e Perdorimit:

1 lugë gjelle me drogë të tëhrrmuar hidhet në 1 gotë ujë të sapovaluar; mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Pihen 2 doza të tilla në ditë. I njëjti çaj mund të përdoret për gargarë. Droga ka sasi të larta tujoni (helm) prandaj nuk përdoret për një kohë të gjatë.

Kategoritë

Sherbela - Salvia officinalis