Sherbelë – Salvia Officinalis – 50 gr

CHF1.45CHF2.90 (-50%)

S’ka stok

Shkenca moderne ka dëshmuar që Sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturava të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti……

Categories: ,

Përmbledhje me dobitë e Sherbelës:

Shkenca moderne ka dëshmuar që Sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturava të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femrore.

Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpurdhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuiblin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkëve dhe parandalon formimin e edemeve në to.

Përbërsit e Sherbelës:

Përbërsit më të fortë aktivë të Shërbelës janë Vaji esencial i cili përmba cineole, borneol dhe tujone.

Sherbela përmban acid tanik, acid oleik, acid ursonik, acid ursolil, acis kornsolik, acid fumarik, acid klorogenik, acid kafeik, niacin, nikotinamide, flavone, glykoside, flavonoide dhe substanca estrogjene.

Përgaditja:

1 Lugë çaji me Sherbele hidhet në 1 gotë ujë të sapovluar, mbulohet me kapak dhe lihet 10 minuta. Pihen 2 gota në ditë. Injëjti çaj mund të përdoret për gargarë. Nuk bën të përdoret nga shtatëzënat, gjidhënëset dhe të sëmuret nga epilepsia. Pas një muaji përdorimi duhet të bëhet dy javë pushim.

Kategoritë

Sherbelë – Salvia Officinalis – 50 gr

CHF1.45CHF2.90 (-50%)