Shërimi i trupit dhe shpirtit
CHF18.90
Ribotim i një bestselleri. Libër që nuk bën të mungoj në libraritë personale. Sikur udhëzuesit tjerë për shëndet të mirë, Shërimi i Trupit dhe Shpirtit këshillon lënien e një diete të pashëndetshme dhe ndryshimin e stilit të jetës joaktive, por ky libër shkon matanë aspekteve të thjeshta të shëndetit. Amira Ajad është mjeke dhe hulumtuese me master në farmaceutik dhe doktoratë në temën e shëndetit natyral.
Titulli: Shërimi i trupit dhe shpirtit
Autore: Dr. Amira Ajad
Përktheu: Msc. Driton Maxhuni
Redaktore fetare: Valbone Bytyqi
Redaktor gjuhësor: Dr. Abdurrahman Maxhuni
Ballina: Fatlum Zeka
Libri i ka 460 faqe
Botues: Sh. B. Fjala e bukur
Ribotim i një bestselleri. Libër që nuk bën të mungoj në libraritë personale. Sikur udhëzuesit tjerë për shëndet të mirë, Shërimi i Trupit dhe Shpirtit këshillon lënien e një diete të pashëndetshme dhe ndryshimin e stilit të jetës joaktive, por ky libër shkon matanë aspekteve të thjeshta të shëndetit. Amira Ajad është mjeke dhe hulumtuese me master në farmaceutik dhe doktoratë në temën e shëndetit natyral.
Ajo shkruan: Gjatë kapitujve të këtij libri, përpiqem të sqaroj se si mund ta kombinoni traditën e pasur të mësimeve të Islamit me diturinë e dobishme shkencore bashkëkohore, me qëllim që të bëni një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.
Libri është i ndarë në pesë kapituj, çdonjëri prej tyre ka të bëj me një prej pesë komponentëve që e përbëjnë trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, duke dhënë sqarime në secilin kapitull se si të kujdesemi për atë pjesë të qenies suaj dhe si ta ruajmë shëndetin e saj. Gjatë leximit të librit do të vëreni se si janë të lidhur këta trupa; shëndeti i njërit varet kryesisht nga mirëqenia e të tjerëve, kështu që një jetë e lumtur, e shëndetshme kërkon një balancë midis të gjithë atyre.
Shërimit i Trupit & Shpirtit e paraqet një shkencë Islame të shëndetit në formë të një udhëzuesi gjithëpërfshirës për shëndet më të mirë. Shërimi i Trupit & Shpirtit është një referencë e çmueshme që i inkurajon dhe u jep arsye njerëzve për të marrë nën kontroll shëndetin e tyre dhe jetët e tyre.
Përmbajtja e librit:
DIETA & TË USHQYERIT
MENAXHIMI I STRESIT
DETOKSIFIKIMI
PROGRAMIMI NEUROLINGUISTIK
USHTRIMET & TERAPIA FIZIKE
NDRYSHIMI I STILIT TË JETËS
FORCA E LUTJES