POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Shkrime Ramazani

CHF8.00

7 stok

Ramazani është simbol dhe muaj i leximit, hulumtimit, gjurmimit e studimit, simbol i shfletimit të librit, si dhe pasurimit të njeriut me njohuri dhe dituri të reja.

Category:

Titulli: Shkrime Ramazani
Autor: Mr. Bashkim Aliu
Recensent: Hasan Baftijari
Lektor: Agim Abazi
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Sh.B. Furkan Ism
Shtypi: Furkan Print – Shkup

Ramazani është simbol dhe muaj i leximit, hulumtimit, gjurmimit e studimit, simbol i shfletimit të librit, si dhe pasurimit të njeriut me njohuri dhe dituri të reja.

Kjo shihet bukur mirë ne faktin se fjala e parë kur’anore e cila zbriti ne këtë muaj të bekuar ishte: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” (E1-‘A1ek: 1)

Pra, krahas asaj që muaji i Ramazanit është muaji i arsimit dhe shkencës, sepse në të fillon shpallja e librit, pra muaj i librit, ai e meriton këtë atribut edhe për atë se fjala e parë e këtij libri ishte leximi, që edhe më fuqishëm e përkrah faktin se Ramazani ka karakter edukativo – arsimor. Allahu i Madhërishëm në fillim të shpalljes se Tij nuk përmendi gjëra të lejuara dhe të ndaluara ne planin juridik, e as që përmendi instruksione për rituale praktike, titull dhe shkronjë të parë të librit të Vet e vuri leximin.

Kategoritë

Shkrime Ramazani