POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore – Dokumente, komplet dy vëllime

CHF49.90

1 stok

Libri me dokumente me titull “Shkupi me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore” është një angazhim për të sjell prurje të reja në historiografinë shqiptare, që përmes dëshmive mirë të dokumentuara dhe në aspekte shumëdimensionale, të zbardhet e vërteta objektive historike e fatit të shqiptarëve në Shkup me rrethinë në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Titulli: Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore – Dokumente, komplet dy vëllime
Autor: Skender Asani
Botues: Logos – A
Biblioteka: Botime të veçanta
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Afrim Gashi
Recensentë: Dr. Besnik Emini, Dr. Sevdail Demiri
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Libri me dokumente me titull “Shkupi me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore” është një angazhim për të sjell prurje të reja në historiografinë shqiptare, që përmes dëshmive mirë të dokumentuara dhe në aspekte shumëdimensionale, të zbardhet e vërteta objektive historike e fatit të shqiptarëve në Shkup me rrethinë në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Është kjo hera e parë dhe mundësia e parë që kjo periudhë e ndjeshme historike, në mënyrë serioze e shkencore historike, të hulumtohet dhe ndriçohet nga ana dokumentare. Prandaj, ky libër me dokumente do të ndihmojë jo vetëm në shtjellimin nga ana shkencore të kësaj periudhe por do t’u krijojë mundësi shumë studiuesve që të trajtojnë tema të tjera shoqërore, si arsimi, politika, religjioni, statistika, arkitektura dhe demografia. Njëherazi përmes tij do të zbardhet një periudhë e cila krijon urëlidhjen ndërmjet angazhimit të shqiptarëve për mbijetesë nën ombrellën e fesë islame dhe synimet për ta ruajtur ashtu kontinuitetin historik në këtë qendër të rëndësisë së veçantë iliro-arbëroro-shqiptare.

Kategoritë

Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore – Dokumente, komplet dy vëllime

CHF49.90

Add to Cart