Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.
CHF31.90
Halidi r.a. pa dyshim ka qenë gjeniu më i madh luftarak të cilin e ka shënuar historia. Kishte vizionet strategjike të Xhingis Kanit dhe Napoleonit dhe shkëlqyeshmërinë taktike të Timurit dhe Fridrikut të Madh, por edhe fuqinë dhe shkathtësinë personale të Rustemit të Persisë. Përveç Halidit r.a. nuk është i shënuar asnjë njëri tek i cili bashkohen dhe janë prezent të gjitha këto virtyte dhe kualitete ushtarake. Halidi r.a., ka qenë njëri prej dy gjeneralëve i cili asnjëherë nuk ka humbur asnjë betejë.
Titulli: Shpata e Allahut, Halid Ibën Velidi r.a.
Autorë: Gjeneral Aga Ibrahim Ekrem
Përktheu: Sabahudin Fetahu
Recensimi: Ali Shaban Tanusha
Lektura: Gjylsime Zenuni – Jashari
Radhitja kompjuterike dhe ballina: Sedat Ramadani
Boton: Sh.Q: ‘’Guraba’’ – Gostivar
Halidi r.a. pa dyshim ka qenë gjeniu më i madh luftarak të cilin e ka shënuar historia. Kishte vizionet strategjike të Xhingis Kanit dhe Napoleonit dhe shkëlqyeshmërinë taktike të Timurit dhe Fridrikut të Madh, por edhe fuqinë dhe shkathtësinë personale të Rustemit të Persisë. Përveç Halidit r.a. nuk është i shënuar asnjë njëri tek i cili bashkohen dhe janë prezent të gjitha këto virtyte dhe kualitete ushtarake. Halidi r.a., ka qenë njëri prej dy gjeneralëve i cili asnjëherë nuk ka humbur asnjë betejë.
I dyti ka qenë Xhingis Kani, por ai nuk ka qenë luftëtarë sikurse Halidi r.a. por edhe ka qenë shumë arrogant dhe destruktiv në krahasim me Halidin r.a.
Halidi r.a., ka qenë njeriu i vetëm i cili taktikisht e ka fituar bile edhe Pejgamberin s.a.v.s. në Betejën e Uhudit. Ishte komandanti i parë musliman i cili i ka çliruar të gjitha vendet e huaja. Ishte muslimani i parë i cili i ka poshtëruar dhe nënshtruar dy perandoritë e mëdha edhe atë njërën pas tjetrës. Shumë beteja të tij janë mësuar dhe hulumtuar nëpër akademitë ushtarake veçanërisht Uhudi, Kazimeja, Velexhe, Muzeja, Exhnedieja dhe Jermuku. Beteja më e shkëlqyeshme e tij ka qenë ajo në Velexhe, ndërsa më e madhe gjithsesi ajo në Jermuk.
Qenia e Halidit r.a. ka qenë ushtarake. Po ashtu është treguar si mëkëmbës dhe administrator i shkëlqyeshëm. Por. prapë se prapë ai ka qenë ushtarakë i pastërt i pakompromist dhe absolut. Fati i tij ka qenë beteja, sulmi, marrja dhe çlirimi. Nga Beteja në Uhud e deri në fund Halidi r.a. ka luftuar 15 vite. Ka luftuar në dyzet e një betejë (duke mos i llogaritur angazhimet e vogla) nga të cilat 35 prei tyre kanë qenë në shtatë vitet e fundit. Asnjëherë nuk e ka humbur asnjë prej tyre.