POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Shpata e mprehtë në luftë kundër sihribazëve të këqinjë

CHF9.00

4 stok

Lëshimi dhe mosmësimi i Kuranit të Madhnueshëm dhe Sunetit, si dhe mosjetesa në bazë të këtyre dy burimeve islame ka patur si rrjedhojë një valë të madhe të përhapjes së paditurisë (injorancës) që akoma vazhdon (për fatin tonë të keq) të dominojë mbi Ummetin tonë. Sihri, veprimi i xhinëve dhe zilia (xhelozia), që shprehimisht i përrnend Kur’ani i Madhnueshëm, kurse krahas tyre bestytnia, shkrimet, hajmalitë dhe të ashtuquajturat “thirrje të shpirtërave” janë më të rrezikshme se pasojat e mosdijes dhe të gjynaheve / mëkateve të njerëzve.

Titulli: Shpata e mprehtë në luftë kundër sihribazëve të këqinjë
Titulli i origjinalit: Es-sarimu El-bettaru fit-tesaddi lis-sehareti el-eshrar
Autor: Vehid Abdulsselam Bali
Përktheu: Ahmed Ramadani
Redaktura gjuhësore: Ahmed Ramadani
Korrektor: Hyrije Gjana Ramadani
Radhitja kompjuterike: Islam Rushiti

Lëshimi dhe mosmësimi i Kuranit të Madhnueshëm dhe Sunetit, si dhe mosjetesa në bazë të këtyre dy burimeve islame ka patur si rrjedhojë një valë të madhe të përhapjes së paditurisë (injorancës) që akoma vazhdon (për fatin tonë të keq) të dominojë mbi Ummetin tonë. Sihri, veprimi i xhinëve dhe zilia (xhelozia), që shprehimisht i përrnend Kur’ani i Madhnueshëm, kurse krahas tyre bestytnia, shkrimet, hajmalitë dhe të ashtuquajturat “thirrje të shpirtërave” janë më të rrezikshme se pasojat e mosdijes dhe të gjynaheve / mëkateve të njerëzve.

Bota e xhinëve dhe shejtanëve mosbesimtarë është paralele me botën tonë, ndërsa pasojat e veprimit të tyre në njerëz janë grindja mes bashkëshortëve, sëmundjet e ndryshme, vështirësitë dhe shqetësimet, gjendjet e rënda psiqike, bile-bile edhe të shashtisurit, përkatësisht çmenduria. Kjo vepër e shkurtër drejtpërsëdrejti i përpunon temat e përmendura, i klasifikon ato përmbledhshëm, duke i sqaruar dhe duke ua tërhequr vërejtjen në simptomat dhe pasojat e tyre, dhe ajo që është më me rëndësi duke e vënë theksin e veçantë në mbrojtjen dhe shërimin para se gjithash prej sihrit, magjive, zilisë (xhelozisë) dhe mësyshit…

Kjo vepër, gjithashtu, i thekson edhe dallimet mes atij i cili shëron dhe atij i cili shkruan dhe bën sihr (sihirbazit).

Shërimi nga sihri, magjitë, zilia (xhelozia) dhe mundimit (mynxyrave) është rregulluar me Sheriatin Islam. Kurse burim i tij është Kur’ani i Madhnueshëm dhe Sunneti autentik, ku çdo lënie e tyre pasdore tregon se personi në fjalë është i padijshëm (injorant) apo sihirbaz. Shërimi ndodh vetëm me Dëshirën dhe Vullnetin e All- llahut Fuqiplotë në sajë të Sheriatit të Tij-si rrugë e ligjshme, madje shërimi i këtillë konsiderohet Ibadet- Adhurim. Preventiva nga vështirësitë e përmendura dhe sëmundjet është më e lehtë dhe më e mirë se sa vetë shërimi, gjë që edhe ne këtu ne këtë libër posaçërisht e kemi potencuar.

Kategoritë

Shpata e mprehtë në luftë kundër sihribazëve të këqinjë