Shqetësimi për Brezat
CHF5.90
Libri Shqetësimi për Brezat trajton problemet e edukimit të rinisë sot dhe përpiqet të japë zgjidhje sipas Kuranit dhe Sunetit për këto probleme.
Titulli: Shqetësimi për Brezat
Titulli origjinal: Nesil Endişesi
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Formati: 4.4 x 7.3
Faqe: 92
Botues: Progresi Botime
Libri Shqetësimi për Brezat trajton problemet e edukimit të rinisë sot dhe përpiqet të japë zgjidhje sipas Kuranit dhe Sunetit për këto probleme.
Midis njeriut dhe botës ekzistojnë ngjashmëri dhe lidhje të mëdha. Për rrjedhojë, thuhet se gjithësia është “alem-i kubra/makrokozmosi”, ndërsa njeriu, përfshi gjithçka të gjithësisë, është një kopje e vogël e saj, pra një “alem-i sugra/mikrokozmos”. Arsyeja e kësaj, është se bota është krijuar për sprovën e njeriut dhe se çdo gjë në gjithësi është vënë në shërbim të njeriut. Çdo gjë, me atë që të sjell ndërmend dhe të bën të meditosh, i tregon njeriut të vërtetën e vetes së tij. Për këtë arsye, kur shihet me syrin e zemrës, çdo cep i gjithësisë, madje siç shprehet Shejh Sadi, edhe një gjethe e vetme e një peme, shpreh divane të tëra.