Shqiptarët dhe Serbët ndër shekuj, komplet prej 3 vëllimesh
CHF59.90
Ideja për të shkruar librin Shqiptarët dhe serbët ndër shekui më ka lindur nga një shtysë e brendshme që të ballafaqohem me historinë e këtyre dy popujve që jetojnë si fqinjë prej më shumë se një mijë vietesh. Me ka interesuar ti studioj marredhëniet e tyre, çfarë kane qenë, çfarë i ka ofruar dhe çfarë i ka larguar nga njëri tjetri, çfare ka ndikuar që të miqësohen dhe çfarë që të kenë armiqësi njëri me tjetrin.
Titulli: Shqiptarët dhe Serbët ndër shekuj, komplet prej 3 vëllime
Autori: Petrit Imami
Formati B5
Faqe: 632 faqe
Ideja për të shkruar librin Shqiptarët dhe serbët ndër shekui më ka lindur nga një shtysë e brendshme që të ballafaqohem me historinë e këtyre dy popujve që jetojnë si fqinjë prej më shumë se një mijë vietesh. Me ka interesuar ti studioj marredhëniet e tyre, çfarë kane qenë, çfarë i ka ofruar dhe çfarë i ka larguar nga njëri tjetri, çfare ka ndikuar që të miqësohen dhe çfarë që të kenë armiqësi njëri me tjetrin. Jam përpjekur që t’i përfshij rjedhat e brendshme dhe të jashtme në vertikalen historike që ka ndikuar në procedurat e pjesëtareve të tyre, udhëheqësve dhe njerëzve të zakonshëm. Që të merresha me këtë më së shumti kanë ndikuar ngjarjet e viteve 80-te të shekullit të kaluar, kur filloi shpërbërja dhe rrënimi i Jugoslavise socialiste. Jam zhytur në libra, revista shkencore, gazeta te përditshme, javore, mujore në biblioteka, në Biblioteken Popullore dhe atë universitare, ne Biblioteken Matica Srpska në Novi Sad dhe në Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Jam përpjekur që të gjejë përgjigje dhe të dhëna për tema dhe personalitete të veçanta nëpër arkiva të ndryshme, më së shumti në Arkivin Shtetëror të Serbisë dhe në Arkivin Qendror te ASHAS.