Si të ballafaqohesh me epshin
CHF6.00
Secilit djalosh dhe vajze, të cilët jetojnë etapën e adoleshencës dhe i përjetojnë dhimbjet e saj. Secilit djalosh dhe vajze bamirëse, të cilët nxitojnë në mbrojtjen e nderit të tyre dhe kuptojnë rrezikun e epshit. Secilit djalosh dhe vajze, të cilët i kanë lëshuar frerët e epshit të tyre dhe kërkojnë rrugëdalje.
Titulli: Si të ballafaqohesh me epshin
Autorë: Muhamed ibn Abdullah Ed-Duvejish
Përktheu: Bekir Halimi
Redaktor: Muharem Ismaili
Redaktor gjuhësor: Agim Abazi
Redaktor teknik: Sedat Ramadani
Botues: Sh. B. Nun
Secilit djalosh dhe vajze, të cilët jetojnë etapën e adoleshencës dhe i përjetojnë dhimbjet e saj. Secilit djalosh dhe vajze bamirëse, të cilët nxitojnë në mbrojtjen e nderit të tyre dhe kuptojnë rrezikun e epshit. Secilit djalosh dhe vajze, të cilët i kanë lëshuar frerët e epshit të tyre dhe kërkojnë rrugëdalje.
Secilit djalosh dhe vajze të fundosur ne neglizhencë e që akoma nuk janë zgjuar. Secilit baba dhe nënë të cilët kanë kuptuar përgjegjësinë e edukimit të fëmijëve. Secilit baba dhe nënë të pakujdesshëm ndaj asaj që u bie ndërmend fëmijëve të tyre. Secilit mësues dhe mësuese që e preokupon realiteti i gjeneratës se umtnetit.
Këto janë ide, të cilat i ka shkruar laps i vëllait tuaj, i cili ka jetuar në vitet dhe ditët e juaja. I kupton vuajtjet e juaja gjatë konfrontimit me epshin dhe kurthet e djallit. Puna me vite në arsim atij i ka mundësuar që të takohet me djem dhe vajza sikurse ju, e të kuptojë disa probleme të tyre dhe çka i preokupon.
Atij sikurse edhe juve, i dhemb realiteti i umetit, e sidomos i të rinjve të tij. Ju rini keni zotëruar pjesën më të madhe të preokupimit të tij, ndien se ndihmesa juaj është një pjesë e obligimeve tëtij, andaj dëshiroi që të shkruajë në disa rreshta disa ide për të shëruar këtë problem, nga i cili vuani.