Si të bashkëveprojmë me Kur’anin Fisnik
CHF24.00
Ne muslimanëve Zoti ynë na ka nderuar me më të mirin e librave të shpallur, siç na ka nderuar me të mirin pejgamber të dërguar, sikurse thotë në Kur’an: “A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?” ( E I- Enbija: 10)
Titulli: Si të bashkëveprojmë me Kur’anin Fisnik
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Flori Kola
Redaktor: Bashkim Aliu, Rufat Sherifi
Lektor: Sadike Saliu
Korrektor: Agim Abazi
Kopertina: Jusuf Saliu
Boton: Sh. B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup
Numri i faqeve: 444
Formati: B5
Ne muslimanëve Zoti ynë na ka nderuar me më të mirin e librave të shpallur, siç na ka nderuar me të mirin pejgamber të dërguar, sikurse thotë në Kur’an: “A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?” ( E I- Enbija: 10)
Jemi ne muslimanët të vetmit që kemi në duart tona dokumentin qiellor në të cilin fjalët e fundit të ardhura për udhëzimin e njerëzimit, janë të ruajtura nga çdo shtrembërim e ndryshim qoftë në shprehje apo kuptim, sepse Allahu e mori përsipër ta ruajë këtë libër, duke mos ngarkuar dikë tjetër ta ruajë, siç thotë në Kur’an: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (EI- H ixhr: 9)
Nuk ka libër në botë të cilin ta ketë mësuar ndokush si Kur’anin, të cilin në zemrat dhe në mendjet e tyre e mbajnë qindra mijëra vetë. Këtë libër All-Ilahu e bëri të lehtë për përkujtim dhe mësim. Andaj nuk është çudi të shohësh plot burra dhe gra të cilët e kanë mësuar atë përmendësh, bile edhe shumë nga fëmijët e muslimanëve të cilët nuk harrojnë qoftë edhe një shkronjë, gjithashtu edhe joarabët të cilët kur këndojnë Kur’an nuk gabojnë as edhe një fjalë, megjithatë kur i pyet rreth emrit të tyre me domethënie arabe, nuk dinë të të përgjigjen, sepse ata e mësojnë librin e Zotit të tyre si shprehje e adhurimit edhe afrimit me Krijuesin e tyre, edhe pse nuk e kuptojmë atë (Kur’anin) sepse nuk është në gjuhën e tyre. Nuk bëhet fjalë të mësohen përmendësh thjeshtë fjalët apo shprehjet e Kur’anit, por edhe mënyra e të mësuarit, e të shprehurit të shkronjave, zgjatimet, ndërfutjet, përmbysjet etj., të cilat i ka marrë përsipër një dije e posaçme, Texhvidi (mësimi sa më i përsosur i Kur’anit).
Që nga koha e Uthmanit ( radijall-llahu anhu ) e deri sot, Kur’ani mbetet po ai me po ato shënja dhe simbole, të pandryshuara, megjithëse shumë rregulla në shkrim kanë ndryshuar, por asnjë qeveri muslimane apo qoftë edhe kompleks botues apo shkencor nuk ka marrë guxim të vejë dorë mbi të e të ndryshojë diçka në mënyrën e të shkruarit siç mund të bähet me libra të tjerë.