Si të bëhesh nënë ideale ?
CHF21.00
Ky libër merret me masat e kujdesit që duhet të merren parasysh me rastin e shtatzënisë, me principet që drejtojnë edukimin shpirtëror të fëmijëve.
Titulli: Si të bëhesh nënë ideale ?
Autorë: Muhammed Hanif Abdul-Mexhid
Për Botuesin: Fuad Vila
Përktheu në gjuhën shqipe: Agim Avdiu
Krahasoi me origjinalin dhe redaktura fetare: Ali Shabani Tanusha
Redaktor gjuhësor: Bislim Berisha
Botues: Sh.B. Dëshmia – Prishtinë
Ky libër merret me masat e kujdesit që duhet të merren parasysh me rastin e shtatzënisë, me principet që drejtojnë edukimin shpirtëror të fëmijëve.
Ajo përmban një numër të caktuar të këshillave për edukimin e fëmijëve dhe i drejton mendimet e tyre drejt parimeve islame, se si prej atij fëmije të bëjmë besimtar të mirë, dhe se si në këtë aspekt t’i edukojmë që të jenë të dëgjueshëm; se si në zemrat e tyre ta mbjellim farën e njëshmërisë së Krijuesit; se si t’i inkurajojmë në përpjekjet e tyre që të bëhen hafizë, dijetarë dhe udhëzues; se si të kultivojmë në zemrat e tyre dashurinë ndaj prindërve dhe se si ta bëjmë që fëmija ta njohë rolin e babait, si person ndaj të cilit gjithmonë duhet të tregohet respekti.
Këtu janë edhe shumë çështje të tjera të cilat shumë lehtë mund të praktikohen, ndërsa të gjitha këto mund të arrihen nëse nëna me përpjekjen e saj të pareshtur dhe me sakrifica të jetë shembull për fëmijët e saj. Le të mbështetemi në Allahun e Lartësuar se përdorimi praktik i të gjitha këtyre parimeve të përmendura do të prodhojë bashkësi unike dhe me tërësi shpirtërore dhe se çdo shtëpi e myslimanit do të bëhet imazh i Xhenetit në këtë botë.
Përmbajtja e librit : Lutje për dua, Si të lexohet ky libër, Ky libër i dedikohet, Shtatzënia është begati e madhe e Allahut të Madhëruar, Muajt e parë të shtatzënisë, Ngazëllimi i nënës gjatë shtatzënisë, Mënyra e ndalimit të paraqitjes së mërzisë, Mendoni për Xhenetin, Buzëqeshja, Duaja për zbutjen e mërzisë, Ajo të përmbahet nga përgojimi dhe gënjeshtrat gjatë shtatzënisë, Gjendja e dy grave të cilat kanë përgojuar, Shtoni veprat e mira gjatë shtatzënisë, Nijeti i shtatzënës, Nëntë muajt e shtatzënisë, Gjatě-shtatzënisë mendoni për njësimin dhe për fuqinë e Allahut të Lartësuar, Disa këshilla praktike, Disa veprime të rrezikshme gjatë shtatzënisë, Injorimi i fëmijëve femra është praktikë e qortuar e pabesimtarëve, Fëmijët vajza — pasuri e madhe që i ka dhënë Allahu i Lartësuar, Gruaja pa taktikë dhe pa ndjenja ndaj gruas tjetër, Mbresat e para, Letrat edukative Ebul-Hasan Ali Nedeviu, Birit tim të dashur, Aliut Allahu xh.sh.e ruajt, Ali biri im i dashur, Ali dritë e syve të mi, Dhurata e parë të cilën nëna e dhuron, Sasia e zvogëluar e qumështit. Përvoja e parë, Ushqimi, ilaçet dhe masat e kujdesit, Një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve te fëmijët e vegjël, Shishja, karriget për t’u ushqyer dhe biberonët, Kahet për edukimin e fëmijëve dhe rekomandimet për masa tëkujdesit, Dobitë prej edukimit të fëmijëve, Rreth faljes së namazit dhe leximit të Kur’anit pas lindjes, Obligimet e prindërve pas lindjes, Sunetet e ezanit, Pse qan foshnja?, Nëna si pjesë e familjes, Zhvillojeni te fëmija juaj shprehinë e faljes së namazit, Përshëndetja islame i tejkalon të gjitha format e përshëndetjes, Dhembshuria dhe amësia, Dashamirësia e papërgjegjshme ndaj fëmijës është shumë e keqe, Përgjegjësia e prindit ndaj fëmijës për shprehitë e padëshiruara, Dënimi i fëmijës, Lidhja e papërgjegjshme e nënës, Ilaçi për kokëfortësinë e fëmijës, Si t’ia dalim me kokëfortësinë e fëmijës, Zemërimi te fëmijët, Nëna nganjëherë duhet ta analizojë psikologjinë e fëmijës, 1. Analiza me përcjellje dhe kontrollim, 2. Analiza me anë të hulumtimit, 3. Këshilla e mire, Vetëdëshmimi i fëmijës, Nëna do të duhet të mbështetet vetëm në Allahun xh.sh., Pas çdo mashkulli të suksesshëm qëndron gruaja e suksesshme, Nëna duhet të lutet për fëmijët e saj, Vëzhgimi dhe edukimi i fëmijës, Detyrat primare të nënës, Themeli i shëndetit të fëmijës, Edukimi i fëmijëve, Principet themelore të edukimit, Ngritja psikologjike e fëmijës, Rëndësia e higjienës personale, Disa kahe për mbajtjen e higjienës së fëmijës tuaj, Lidhja për fëmijët – dhuratë e Zotit, etj….