POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Sqarime të shkëlqyeshme të komentit të dispozitave Kur’anore

CHF36.00

4 stok

Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:

Titulli: Sqarime të shkëlqyeshme të komentit të dispozitave Kur’anore
Titulli i origjinalit: Revaiu-l-Bejan tefsir ajati-l-Ahkami mine-l-Kur‘an
Autor: Muhamed Ali Sabuni
Pëkthyes nga gjuha arabe: Nehat Ismaili, Eljesa Mahmudi, Shaban Sulejmani, Reshat Ibishi
Redaktor: Emin Behrami, Sabi Bajgora
Lektorë: Namir Lapardhaja, Sherina Lapardhaja
Faqosja: Furkan Ism
Kopertina: Jusuf Saliu
Numri i faqeve: 664
Formati: B5
Botues: Shtëpia botuese Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup

Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:

– Analizë e fjalëve duke argumentuar me fjalët e tefsirologëve dhe linguistëve;
– Kuptimi i përgjithshëm i ajeteve fisnike në mënyrë koncize;
– Shkaku i shpalljes, nëse ajetet kanë shkakun e shpalljes;
– Mënyra e ndërlidhjes (lidhshmërisë) mes ajeteve dhe atyre paraprake;
– Hulumtim rreth mënyrës së leximeve të përcjella besnikërisht;
– Hulumtim rreth formës së lakimit në mënyrë koncize;
– Urtësitë e komentimit;
– Dispozitat juridike dhe argumentet e juristëve muslimanë duke bërë përzgjedhjen e tyre;
– Çfarë udhëzojnë ajetet fisnike në mënyrë koncize dhe
– Përmbyllja e hulumtimit që përmban urtësinë e ligjshmërisë së ajeteve fisnike të përmendura.

Po ashtu, autori në këtë vepër ka bërë edhe një përmbledhje të mendimeve të tefsirologëve të spikatur në të kaluarën dhe të periudhës së mëvonshme, të cilët kanë kaluar net të tëra në shërbim të Librit fisnik vetëm për hir të All-llahut Fuqiplotë, duke prezantuar në mënyrë koncize atë që kanë thënë dijetarët klasikë dhe të mëvonshmit, duke tubuar mes klasikes dhe bashkëkohores, si dhe duke shënuar edhe burimet prej të cilave ka nxjerrë të dhënat, edhe atë me precizitetin dhe besnikërinë më të madhe.

Kategoritë

Sqarime të shkëlqyeshme të komentit të dispozitave Kur'anore

CHF36.00

Add to Cart