Stolisja e lexuesit të Kur’anit me metodat e meditimit të fjalës së Allahut

CHF12.90

1 in stock

Të lexosh Kur’an! … Zatën një urdhër hyjnor me të cilin u urdhërua krijesa më e mirë para se të dinte se çfarë është ai. Por, a të lexosh duke kaluar nëpër shkronjat e tij, pa thithur gjë nga margaritarët e tij!? Thjesht, të lexosh për të fituar shpërblime nga çdo shkronjë e tij!? … Apo të lexosh për t’u begatuar me Fjalën e Zotit tënd plot urtësi e dituri, duke e kuptuar atë që po e lexon, duke medituar, menduar e reflektuar rreth kuptimeve që dalin nga ai!? …

Titulli: Stolisja e lexuesit të Kur’anit me metodat e meditimit të fjalës së Allahut
Titulli i origjinalit: اتحاف القارئ بوسائل التدبر لكلام البارئ
(It‘haf el-Kaa’rië bivesail ettedebbur likelam sur likelam el-Baa’ri)
Autor: Abdurrahman ed Dihami
Përktheu nga arabishtja: Hekuran Helshani
Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj
Ballina: Fatlum Zeka
Boton: Sh. B. Fjala e bukur

Të lexosh Kur’an! … Zatën një urdhër hyjnor me të cilin u urdhërua krijesa më e mirë para se të dinte se çfarë është ai. Por, a të lexosh duke kaluar nëpër shkronjat e tij, pa thithur gjë nga margaritarët e tij!? Thjesht, të lexosh për të fituar shpërblime nga çdo shkronjë e tij!? … Apo të lexosh për t’u begatuar me Fjalën e Zotit tënd plot urtësi e dituri, duke e kuptuar atë që po e lexon, duke medituar, menduar e reflektuar rreth kuptimeve që dalin nga ai!? …

Në këtë libër autori t’i ka sjellë para duarve një sërë mjetesh dhe metodash përmes së cilave do të të lehtësohet kuptimi i Librit të Allahut, meditimi rreth qëllimeve të Zotit tënd me këtë Fjalë me të cilën t’u ka drejtuar ty, jo rastësisht, por vetëm që të realizohet ajo për të cilën të ka krijuar – adhurimi i Tij.

Ky libër do të të bëjë të ndjehesh më afër Librit qiellor, më afër me Zotin tënd, pasi që ka shtjelluar në mënyrë të thuktë se si duhet të jetë raporti yt me Kur’anin, duke filluar me argumente nga vetë Kur’ani fisnik, e fill pastaj duke sjellur fragmente nga jeta e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin për të!) dhe shokëve të tij me Kur’anin, anagazhimi i tyre me të, qasja ndaj tij dhe praktimi i kërkesave dhe ndalesave të tij, pastaj duke sjellur edhe modele praktike të thithjes së nektarit të Kur’anit nga ata që e nuhasnin realisht vlerën e tij.

Profeti i Zotit i qe ankuar tek Zoti i madhërishëm se populli i tij e braktisën këtë Kur’an, … andaj mos u bë prej tyre!

Kategoritë

Stolisja e lexuesit të Kur'anit me metodat e meditimit të fjalës së Allahut

CHF12.90

Add to cart