Studime mbi Perandorinë Osmane-1
CHF19.90
Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Titulli: Studime mbi Perandorinë Osmane-1 (Periudha Klasike 1302-1606, Zhvillimi Politik, Institucional e Ekonomik)
Autor: Halil Inalcik
Botoi: Shtëpia Botuese “Fan Noli”
Numri i faqeve: 417
Përktheu nga turqishtja: Eduart Caka
Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Inalcik nuk e trajton periudhën klasike të shtetit osman vetëm në prizmin e historisë politike. Ai kryen gjithashtu analiza shoqërore-ekonomike të cilat shkojnë përtej politikës, duke u thelluar te studimi i lëvizjeve të popullsisë, migrimeve, tek nevojat bazike të grupeve shoqërore, tek format e bujqësisë dhe të tregtisë që përdoreshin për plotësimin e këtyre nevojave por, ai ndalet gjithashtu edhe tek proceset e urbanizimit. Në shpjegimin e problemeve historike, ai përpiqet të tregojë një qasje e cila kalon përmes evidentimit të mentalitetit tradicional si dhe institucioneve përkatëse të këtyre proceseve.
Ky vëllim, i cili përfshin atë korpus studimesh të Inalcik që zënë fill me periudhën selçuke e që trajtojnë një hark kohor prej tre shekujsh duke ardhur deri në periudhën e Ahmedit I, përfundon me hyrjen e Perandorisë Osmane, e cila qe pjesë e Sistemit të Shteteve Europiane, në një amulli të madhe ekonomike.
Halil Inalcik (1916-2016) Lindi në Stamboll. Qe njëri prej studentëve të parë të Fakultetit të Gjuhësisë, Historisë e Gjeografisë i Universitetit të Ankarasë. Pas përfundimit të doktoraturës në departamentin e historisë së Kohës së Re, në vitin 1952 fitoi titullin e profesorit në të njëjtin universitet. Pas daljes në pension në vitin 1972, u emërua si profesor në Departamentin e Historisë në Universitetin e Chicagos. Në vitin 1992 u ftua në Universitetin e Bilkentit për të themeluar këtu Departamentin e Historisë. Gjatë kësaj periudhe do të mbante seminare mbi historinë osmane në universitete të ndryshme të Amerikës, përfshirë këtu edhe atë të Harvardit. Libri me titull The Ottoman Empire- The Classical Age (1300-1600) u përkthye në të gjitha gjuhët e Ballkanit. Kjo vepër u kthye gjithashtu edhe në gjuhën ukrainase si dhe në arabisht duke u kthyer në një studim bazik. An Economic and Social History of the Ottoman Empire do të përkthehej në turqisht, greqisht, polonisht e arabisht. Brenda dhe jashtë Turqisë atij iu dhanë 20 tituj të doktorit të nderit. Në Universitetin e Bilkentit, vend në të cilin Inalcik kreu studimet e veta deri në kohën kur ndërroi jetë si dhe institucion të cilit i dhuroi bibliotekën personale, në vitin 2008 do të hapej edhe Qendra Kërkimore për Studime Osmane-Halil Inalcik (HICOS; Halil Inalcik Center for Ottoman Studies).