Ta njohim Allahun, pjesa e parë
CHF32.00
Shpjegim i kuptimit të Emrave të bukur të Allahut dhe i ndikimit të tyre në jetën e besimtarit, Transkriptim i serisë së ligjëratave me të njëjtin emër.
Titulli: Ta njohim Allahun, pjesa e parë
Autor: Hoxhë Enis Rama
Recensentë: Hoxhë Agim Bekiri
Përgaditja kompjuterike: Bashkim Avdiu
Kopertina: Doril Kraja
Boton: Qendra për studim dhe ndryshim individual – Prishtinë
Shtyp: ViPrint, Mitrovicë
Shpjegim i kuptimit të Emrave të bukur të Allahut dhe i ndikimit të tyre në jetën e besimtarit, Transkriptim i serisë së ligjëratave me të njëjtin emër.
Ky libër është një transkriptim i ligjëratave të mbajtura me të njëjtën temë. Me këtë rast, disa vëllezër të vullnetit të mirë më propozuan që këto ligjërata të shkruhen, në mënyrë që të mbetet një dokument lidhur me trajtimin e veçantë që po i bëhet kësaj teme. Trajtimin e temës nuk e kam ndërtuar të jetë një studim shkencor dhe, po ashtu, punimi nuk ka ngjyrim debati e polemike, siç rëndom është rasti kur kemi të bëjmë me trajtimin e kësaj teme. Objektivi është që kjo temë të prezantohet pak më ndryshe, të ketë një karakter edukativ dhe të bëjë ndryshimin për të mirë duke shfrytëzuar mësimet dhe porositë që dalin nga njohja e Emrave të bukur.
Zaten ky edhe është qëllimi i trajtimit të kësaj teme në burimet islame, por, fatkeqësisht, inkuadrimi i filozofirave dhe i kuptimeve të shtrembëruara shpeshherë ka bërë që të humbasë roli zanafillor i saj. Kështu, shpresoj që lexuesi do ta ketë parasysh tërë këtë që përmenda dhe do ta kërkojë atë që kemi synuar, kurse aspektet tjera mbeten të trajtohen në ndonjë studim tjetër.
E lus Allahun e madhëruar që, duke na mundësuar ta njohim Atë, ta njohim edhe veten tonë dhe, rrjedhimisht, nga kjo të përcaktojmë agjendën e preokupimeve tona në jetë, dhe njëherësh ta kuptojmë jetën më ndryshe; ta kuptojmë këtë jetë si një dhuratë hyjnore e të dimë si ta përdorim, me qëllim që, përmes saj, ta fitojmë edhe jetën tjetër, e cila është e përhershme, pa brenga e mërzi. Përndryshe, rrezikojmë t’i humbim që të dyja.