Të bëhesh – Becoming, Michelle Obama

CHF27.90

S’ka stok

Portreti intim dhe mbresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve e cila ka frymëzuar botën. Një histori shembull nga ku mund të mësosh se rëndsi më të madhe ka të qënit First Lady i vetës tënde. Ashtu sikurse Michelle çdokush mund të bëhet, pak gjëra duhen, vullnet dhe kembëngulje!

Titulli: Të bëhesh – Becoming Michelle Obama
Titulli i origjinalit: Becoming Michelle Obama
Autore: Michelle Obama
Përkthyesi: Ledia Agolli
Shtëpia Botuese Dudaj
Fletët: 448
Lloji i botimit: Paper back
Redaktori: Arlinda Hovi Dudaj
Dizajni: Fatma Xhaferi

Portreti intim dhe mbresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve e cila ka frymëzuar botën. Një histori shembull nga ku mund të mësosh se rëndsi më të madhe ka të qënit First Lady i vetës tënde. Ashtu sikurse Michelle çdokush mund të bëhet, pak gjëra duhen, vullnet dhe kembëngulje!

Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën. Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës. Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet.

Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta.

Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Michelle Robinson Obama ka qenë zonja e parë e SHBA-ve nga viti 2009 deri në 2017. Pas diplomimit në universitetet Princeton dhe Harvard, filloi karrierën si avokate në Çikago, në studion Sidley&Austin, ku takoi edhe burrin e saj të ardhshëm, Barack Obama-n.

Në vijim, gjithnjë në Çikago, punoi në zyrën e kryebashkiakut, në universitet dhe spitalin e të njëjtit institucion. Ndërkaq themeloi seksionin lokal të Public Allies, një organizatë jofitimprurëse në ndihmë të formimit të të rinjve për karrierë në sektorin publik. Michelle dhe Barack jetojnë aktualisht në Washington dhe kanë dy vajza, Malia-n dhe Sasha-n.

Kategoritë

Të bëhesh - Becoming, Michelle Obama

CHF27.90