Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës
CHF38.00
“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-sekretare e Shtetit Amerikan. Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Shkruan “Panorama”. Dy figura shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës.
Titulli: Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës
Origjinali: The mighty and the almighty, reflections on America, God and World Affairs
Autori: Madeleine Albright, Bill Woodward
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Redaktor: Krenar Hajdari
Art grafik: Aida Kumi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 416
Gjatë një viti studiova çdo rrugë të mundshme për të siguruar një zgjidhje diplomatike për Kosovën që të respektohej nga të dy palët. Shqiptarët më në fund e pranuan propozimin tonë; Millosheviçi e refuzoi, duke ndërsyer forcat e tij të sigurimit kundër popullsisë civile. Interesi i tij ishte t’i dëbonte shqiptarët nga Kosova, duke vrarë udhëheqësit e tyre, duke djegur fshatrat e tyre dhe duke përhapur terror. Qëllimi i tij ishte që problemin e Kosovës “ta zgjidhte” një herë e përgjithmonë. Duke qenë se provinca ishte pjesë e Serbisë, krimet e Millosheviçit nuk mund të karakterizoheshin si agresion ndërkombëtar. Asnjë anëtar i NATO-s nuk po sulmohej, kështu që Aleanca nuk mund të pretendonte të përdorte të drejtën e vetëmbrojtjes.
Mbi autoren
Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times “Zonja Sekretare”. Ajo është themeluese e Grupit “Albright LLC”, kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie me Jashtë, dhe profesoreshë e shquar e Qendrës Mortara në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm në Xhorxhtaun. Banon në Uashington D.C. dhe Virxhinia.