Të jesh mysliman evropian
CHF12.00
Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm. Filluan të shfaqen xhamitë e para, dhe ne nisëm t’u kushtojmë vëmendje. Kur shikuam pas zhviliimeve të sipërfaqshme, zbuluam se myslimanët në Evropën Perëndimore kishin qenë shumë më herët, në disa raste edhe me shekuj të tërë, edhe pse në numër të vogël.
Titulli: Të jesh mysliman evropian – Në studim i burimeve Islame në kontestin evropian
Titulli i origjinalit: TO BE A EUROPEAN MUSLIM – A Study of lslamic Sources in thc European Context
Autor: Tarik Ramadan
Përktheu nga anglishtja: Rejhan Neziri, Ali Pajaziti
Boton: Logos-A
Biblioteka: Lexo
Per botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaklor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhesor: Arlind Novi
Redaktor arlistik & disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Faqosës: Sedat Halimi
Faqe: 375
Shtyp: FOCUS Print
Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm. Filluan të shfaqen xhamitë e para, dhe ne nisëm t’u kushtojmë vëmendje. Kur shikuam pas zhviliimeve të sipërfaqshme, zbuluam se myslimanët në Evropën Perëndimore kishin qenë shumë më herët, në disa raste edhe me shekuj të tërë, edhe pse në numër të vogël. Prania e sotme e tyre në Evropën Perëndimore shërben gjithashtu edhe për të na kujtuar tashmë se ka pasur komunitete myslimane të ngulitura mirë në disa pjesë të Evropës Lindore – edhe pse ne kemi menduar se i kemi injoruar në mënyrë të plotë ngase ishin të fshehur pas Perdes së Hekurt. Prania e re na ka rikujtuar praninë tonë në botën myslimane, në formën e perandorisë.
Ajo çka nuk është bërë në mënyrë sistematike më parë në kontekstin bashkëkohor evropian, ka qenë shqyrtimi i burimeve të traditës kryesore dhe dobia e tyre në këtë mjedis të ri. Kjo është diçka që është bërë në mënyrë të gjerë në botën myslimane, veçanërisht në botën arabe myslimane. Tani Dr. Ramadani na ofron përpjekjen e parë madhore për ta zbatuar këtë proces në situatën e myslimanëve në Evropë.
Metoda e tij është ajo që e kanë përdorur dijetarët të rëndësishëm bashkëkohorë myslimanë, borxhin ndaj të ciiëve ai e shpreh qartë me mirënjohje. Kështu ai e vë veten sinqerisht brenda një tradite kryesore moderne (jo moderniste) islame. Duke filluar nga një ritheksim sistematik i bazave teologjike, Dr. Ramadani më pas diskuton në detaje teknikat e zhvilluara tradicionalisht për përkthimin e parimeve në praktikë, në kohë e vende të ndryshme: shprehur me fjalët kyçe mesalih dhe mekasid. Kjo është fusha e cila i ka shkaktuar vuajtje popullarizimit të mendimit islam, një dukuri aq e fuqishme në shekullin e kaluar, e cila vjen si një pasojë e përhapjes së strukturave perëndimore të edukimit e të arsyetimit intelektual.
Përmbajtja e librit:
Përgjatë rrugës – mirënjohje, Në zemrën e burimeve Besimi dhe praktika fetare, Mësimet dhe shkencat islame, Mësimet qenësore, Paraqitja e shkencave islame, Komente (Tipologjia dhe klasifikimi), Nocionet Shehadet dhe Sheriat, Disa rregulla të përgjithshme të Usuli Fikhut, Kush vendos?
Lejueshmëria është parimi bazë, Rregullat që përcaktojnë përgjegjësinë, El-Maslaha (Marrja në konsideratë e interesit publik), Ixhtihadi dhe Fetvaja,
Përparësitë dhe hapat e mëtejmë, Çështje të ndjeshme, Përkatësia, Identiteti, Nënshtetësia, Ku gjendemi?, Fakte dhe figura, Konceptet e vjetra, Parimet (dhe kushtet) themeltare, Shoqëritë evropiane, Fshati i vogël, bota e hapur, Kush jemi ne?, Cili identitet? Cila përkatësi?, Përkatësia ndaj ummetit islamik, Të jesh qytetar evropian, Ndërmjet asimilimit dhe tëhuajësimit, Besimi, praktika dhe spiritualiteti, Të kuptuarit e tekstit dhe kontekstit, Të edukosh dhe të përcjellësh, Të veprosh dhe të marrësh pjesë, Drejt një kulture islame evropiane, Muzika dhe të kënduarit, Piktura dhe fotografia, Bashkëjetesa e mundshme, Një vëzhgim dhe çarjet, Katër prioritetet, Sfidat e përbashkëta, Hyrje në “tendencat islame” në Evropë dhe në botë, Imigrimi, integrimi dhe politikat e bashkëpunimit – myslimanët e Evropës i gjejnë vend vetvetes, Fjalorth, Disa koncepte të përdorura në shkencat islame, Disa terma teknikë, Terma që shënojnë statusin e dijetarëve, etj