POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Të jetosh pa brenga

CHF14.00

981 stok

Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë.

Category: Tags: ,

Titulli: Të jetosh pa brenga
Autorë: Mr. Ejup Haziri
Redaktorë profesional: Mr. Sadik Mehmeti
Redaktorë gjuhësorë: Dr. Hysen Matoshi
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Ballina: Dorlir Kraja
Shtypi: Fokus Print
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Viti i Botimit: 2010

Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë.
Libri ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’i largojë, mërzinë t’ua shuajë, pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati shpirtërore. Të sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme, paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me shpresë në ditët
vijuese.

Atyre që jeta u është bërë monotoni dhe e njëjtë çdo ditë për shkak të problemeve dhe dëshpërimeve, i frymëzon me shembuj të shumtë nga historia, ku shumë prej tyre e kaluan jetën duke vuajtur e duke i ndjekur pikëllimi e dëshpërimi, por të gjitha ato përvuajtje e dëshpërime një ditë mbaruan dhe u shuan. Libri është një stimulim për të gjithë të zakonshmit që pa marrë parasysh vuajtjet e tyre, nuk duhet të dorëzohen, por shpresa dhe vullneti duhet të jenë mbi të gjitha. Të jetë i bindur dhe i vendosur se të gjithë ato që kanë ardhur po ashtu edhe do të shkojnë. Me durim i tejkalon vuajtjet dhe dëshpërimet, i vuajturi duhet t’i ngjajë lisit që nuk i përkulet as stuhisë së vrullshme, madje as që njeh përkulje ani pse përpara ka furtunën e madhe.

Jetën jetoje ashtu siç është, pas çdo pikëllimi do të ketë edhe gëzim, pas çdo sprove do të ketë edhe rrugëdalje, mos qëndro përherë i dëshpëruar, se zemra jote do të jetë e thyer, e ëndrrat e tua shkojnë pa u realizuar, por hape një dritare të re të jetës sate!
Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit, e pas çdo vështirësie do të ketë lehtësim.
Librin, që ndodhet para jush, e kam stolisur me vargje hyjnore, fjalë profetike, shembuj nga jeta e njerëze të mëdhenj, thënie madhështore, fjalë të urta, strofa poezie dhe thurje të veçantë, që mendoj se e kanë zbukuruar librin nga të gjitha elementet, dhe që shpresoj se i përgjigjet secilit nivel lexuesish.

Nuk dëshiroja t’i rëndoj lexuesit me fusnota, por dëshira ime ishte që përqendrimi i vëmendjes së lexuesit të jetë maksimal në brendësi të faqeve, në mënyrë që të ngërthehet mes vete çdo temë, dhe të mos shkëputet nga leximi! Prandaj, si rrjedhojë e kësaj, i kam hequr të gjitha fusnotat (me përjashtim të ajeteve kur’anore), me të vetmin qëllim që e citova sipër.

Përmbajtja e librit:

Çfarë është jeta? Edhe kësaj i thonë ‘jetë’!
Jeta është sprovë!
Jeta është e shkurtër!
Ruajuni prej saj!
Jeto sipas qëllimit!
Problemet e jetës
Vështirësitë tejkalohen me durim
Mëso prej vështirësive dhe vuajtjeve
Pas vështirësisë vjen lehtësimi!
Ngushëlloi të goditurit
Mbështetuni tek Allahu
Ai i përgjigjet nevojtarit!
Ai është me ju
Krijuesi yt kujdeset për ty!
Mos u dëshpëro ndaj veprimeve të tyre
Lëre të keqin, i mjafton e keqja e tij
Fali edhe ata që të dëmtojnë
Kurseje gjuhën prej kritikave
Dëboni hidhërimin!
Ah sikur të mos ndodhte kjo!
E ardhmja nuk parandalohet
Ne ndeshemi me vdekjen çdo ditë
Dera e cila nuk mbyllet kurrë!
Mos u dorëzo asnjëherë!
Koha shëron plagët
Ndali lotët!
Durimi është në goditjen e parë
Shpresa të mos shuhet asnjëherë!
Mos u dëshpëro!
Nuk keni vetëm ju brenga
Mos jeto me brengën e djeshme
Ka edhe më keq se ju!
Kënaqu me atë që ke.

Kategoritë

Të jetosh pa brenga

CHF14.00

Add to Cart