Të vërtetat e patundshme të besimit Islam, Detyrimet e njeriut ndaj Krijuesit
CHF24.00
Në një botim të kaluar kur kemi folur për ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë kam paraqitur ne mënyrë të shkurtër argumentet për kundërshtimin e filozofisë materialiste dhe se kjo filozofi nuk u përmbahet ligjeve të shkencës dhe principeve të logjikës si ne të gjitha bazat e saj materialiste ashtu edhe ne degët e saj historike, dhe kjo ishte para se të më mundësoj All-Ilahu Fuqiplotë e të nxjerr ne dritë librin tim “Nakdu euham el-madijjeli ve’1-xhedelijjeti “, i cili flet dhe shtjellon enkas këtë tematikë.
Titulli: Të vërtetat e patundshme të besimit Islam, Detyrimet e njeriut ndaj Krijuesit
Autorë: Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan El – Buti
Përktheu nga Arabishtja: Abdurrahman Asllani, Ibadete Imeri
Redaktor: Nexhat Ibrahimi
Redaktor gjuhësor: Roald Hysa
Botues: Sh.B. Asr, Tetovë
Në një botim të kaluar kur kemi folur për ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë kam paraqitur ne mënyrë të shkurtër argumentet për kundërshtimin e filozofisë materialiste dhe se kjo filozofi nuk u përmbahet ligjeve të shkencës dhe principeve të logjikës si ne të gjitha bazat e saj materialiste ashtu edhe ne degët e saj historike, dhe kjo ishte para se të më mundësoj All-Ilahu Fuqiplotë e të nxjerr ne dritë librin tim “Nakdu euham el-madijjeli ve’1-xhedelijjeti “, i cili flet dhe shtjellon enkas këtë tematikë.
Pastaj në botimin tjetër të këtij libri, paraqita edhe një hulumtim të hollësishëm ku përfshihen teoritë më kryesore bashkëkohore, të cilat paraqesin se njeriu është zhvilluar nga organizma më të thjeshtë dhe atë duke i diskutuar këto teori me argumente shkencore, duke shpalosur çrregullimet dhe falsitetin e tyre dhe se ato nuk janë asgjë më tepër se teza të shmangura nga çdo argument shkencor, i cili mund të sjelli qëndrueshmëri në terrenin e shkencës apo hulumtimin shkencor.
Pas kësaj libri është botuar edhe disa herë pa kurrfarë shtojce apo ndryshimi, jo për diçka tjetër, por vetëm për kohën time të pakët ku nuk gjej hapësirë për të bërë hulumtime të reja dhe për të kërkuar zbrazëtirat, ne të cilat ka nevojë për hulumtime të ardhshme.
Tani All-llahu Fuqiplotë më mundësoi kohë të mjaftueshme për të bërë studime të reja, të cilat padyshim janë prej gjërave që më se shumti mund të zgjojnë mendjen e njeriut rreth çështjeve të kozmosit dhe shkencave të tij.
Në këtë botim jam munduar me gjithë forcën time që të mos kaloj pranë ndonjë shprehje që kam menduar se ka nevojë për sqarim; e të mos e ndërroj me ndonjë fjalë tjetër që është më kuptimplote dhe më e qartë, siç kam patur kujdes të veçantë të kërkoj ndonje fjalë që nenkupton (gjatë te shprehurit per sifatet, cilesite, e All-llahut Fuqiplotë) ndonjë kuptim që nuk i takon që nuk përputhet me përsosmerine absolute te All-llahut Fuqiplote dhe ta ndërroj atë me ndonjë fjale që është me e saktë me kuptimin e kerkuar dhe që është më larg kuptimeve të përditshme qe u takojne njerezve.
S’ka dyshim se sfera e te shprehurit para njeriut ndërlikohet kur ai deshiron të flasi per AlI-llahun, cilesitë dhe veprimet e Tij dhe kur deshiron t’i prekesh çeshtjet e hollesishme hyjnore ngase shume fjalë nuk vlejne per t’u shprehur me to per kete teme sepse këto fjalë janë formuluar per të treguar kufij, largësi dhe hapesira e që në përgjithësi janë fenomene të atyre që janë te krijuar.
Nga ana tjetër une jam përpjektu për te shtuar disa hollesi që vete nevoja na i kërkon me qëllim që ato të jene sa me të qarta ku disa shtojca te tilla i kam vendosur ne brendinë e librit ndërsa disa të tjera ne poshtëshënimet e librit.
Ndër shtojcat më të rëndësishme është tema e felëshimit (renegatjes) dhe faktoret e tij (riddes), per të cilën isha i mendimit se doemos duhet të paraqitet ne brendinë e librit dhe ne mënyrë të hollesishme. Në botimet e mëhershme këtë lëshim e kam bërë pasiqë leshimi është cilësia ime edhe pse kjo nevojë nuk ishte e pranishme më heret ne shoqëri. Pra, më vonë te disa te rinj filloi që ne mendjet e tyre të qarkullojne disa ide dhe parafytyrime të paverteta rreth felëshimit dhe faktorëve te tij ku ndoshta shtytësit e kësaj gjëje ishin reaksionet emocionale, pasioni dhe mungesa e kritereve të shkencës dhe njohurive.
Njëkohësisht prej faktorëve më me rëndësi, të cilat kërkojnë nga hulumtuesi zgjerim, janë zhvillimet ideore e shoqërore të jashtëzakonshme, të cilat i imponohen shoqerise nga shkaqe të ndryshme.