Texhvidi për muslimanin e vogël

CHF5.90

9 stok

Ky libër quhet “Texhvidi”. Texhvid do të thotë “zbukurim”. Të kënduarit e Kur’anit me Texhvid është obligim. Nëse e lexoni Kur’anin me përpikëri ju sillni freski në zemra, lumturi në shpirtra, afrim në fjalën e Allahut, sillni dobi tä përgjithshme, kështu fitoni shpërblim prej Allahut dhe kënaqësi prej Tij.

Titulli: Texhvidi për muslimanin e vogël
Autorë: Dr. Musli Vërbani
Korrektor: Muharrem Qilafi
Radhitja kompjuterike: Sadulla Sefa
Kopertina dhe dizajni grafik: Mumin Shehu
Botues: Asr, Tetovë

Femijë të dashur, zëri i juaj është i ëmbël, trupi i juaj është i njomë, zemra juaj është e pastër, mendja juaj është e kthjellët, gjuha juaj është e njomë. Ta dini se keni lindur, e nuk keni ditur asgjë, nuk keni ditur as te flisni, e tash jeni në gjendje të flisni, nuk keni qenë në gjendje t’i bashkoni dy shkronja, ndërsa sot thurni fjalë e fjali. Zoti i Lartmadhëruar ju ka dhënë shikimin, dëgjimin dhe mendjen (e zemrën). Lexoni me emrin e Zotit, i Cili ju ka krijuar. Lexoni me emrin e Zotit, i Cili ju ka mësuar. Lexoni me emrin e Zotit, i Cili ju ka mësuar të flisni, të dëgjoni dhe të studioni. Lexoni fjalën e Zotit me përkushtim, me vemendje dhe me precizitet. Kur’ani është Libër i Zotit, i cili i ka zbritur Muhamedit a.s., nëpërmjet melekut Xhibril, për njerëzimin. Fillon me suretul Fatihah dhe përfundon me suretu Nas.

Ky libër quhet “Texhvidi”. Texhvid do të thotë “zbukurim”. Të kënduarit e Kur’anit me Texhvid është obligim. Nëse e lexoni Kur’anin me përpikëri ju sillni freski në zemra, lumturi në shpirtra, afrim në fjalën e Allahut, sillni dobi tä përgjithshme, kështu fitoni shpërblim prej Allahut dhe kënaqësi prej Tij.

Shpresoj që, edhe mua edhe juve, Allahu të na bëjë prej atyre qe lexojnë Kur’anin, e mësojnë atë dhe menjëherë ua mësojnë të tjerëve për ta lexuar me përpikëri dhe me precizitet, që të arrijmë gradën dhe shoqërinë e atyre që Allahu i ka ngritur më se larti, pra pejgamberëve, të sinqertëve, deshmorëve dhe të mirëve, sepse nuk ka shoqëri më të mirë se shoqëria me ta.

Kategoritë

Texhvidi për muslimanin e vogël