Thelbi i Islamit

CHF8.90

8 stok

S’do mend se Islami është fe e natyrshmërisë, gjegjësisht fe e cila plotësisht përputhet me natyrën. Duke u nisur nga ky aspekt, me plotë të drejtë atë mund ta quajmë fe të mbarë njerëzimit. Përkufizimi i Islamit si fe e njerëzimit nuk është paarsyeshëm dhe fanatik, sepse rregullat e tij i pranon intelekti, dhe me udhëzimin e tij ndriçohet zemra, në thellësinë e tij përqendrohet besimi (imani); progresi i tij vlen në çdo kohë e çdo vend, pastaj ai është ligj i cili e rregulton shoqërinë, vë barazinë për të gjithë njerëzit dhe ia siguron shpirtit njerëzor begatitë e botës tjetër, varësisht nga të mirat që i ka realizuar.

Titulli: Thelbi i Islamit
Autorë: Mustafa Muhammed Shek’a
Përkthyes: Dr. Muhamed Mustafi
Për botuesit: Besart Luma, Besim Seadini, Durak Lika, Genc Ahmeti
Recensentë: Mr. Nashit Mustafa, Prof. Nuredin Ahmeti
Redaktor gjuhësor: Ahmed R. Ramadani
Ilustrimi në kopertinë: Amir Lika
Ilustrimi në brendi: Pëllumb Gurra
Radhitja kompjuterike: Islam Reshiti
Kopertina: Edib Agagjyshi
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Sh.K.H. Lexo – Tetovë

S’do mend se Islami është fe e natyrshmërisë, gjegjësisht fe e cila plotësisht përputhet me natyrën. Duke u nisur nga ky aspekt, me plotë të drejtë atë mund ta quajmë fe të mbarë njerëzimit. Përkufizimi i Islamit si fe e njerëzimit nuk është paarsyeshëm dhe fanatik, sepse rregullat e tij i pranon intelekti, dhe me udhëzimin e tij ndriçohet zemra, në thellësinë e tij përqendrohet besimi (imani); progresi i tij vlen në çdo kohë e çdo vend, pastaj ai është ligj i cili e rregulton shoqërinë, vë barazinë për të gjithë njerëzit dhe ia siguron shpirtit njerëzor begatitë e botës tjetër, varësisht nga të mirat që i ka realizuar.

E gjithë kjo akoma më tepër e afron Islamin me natyrën e shpirtit njerëzor si fe të pranuar, dritë udhëzimi dhe shpirt qetësues në rast dyshimt e skepticizmi. Islami urdhëron të besohet Krijuesi dhe të pranohet mesazhi i Profetit Muhammed s.a.v.s., i cili i është dërguar mbarë njerëzimit, gjegjësisht mesazhi i cili nxjerr nga errësira në dritë, nga humbja dhe devijimi në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit, dhe nga kaosi e çoroditja në sistemin e rehatisë dhe stabilitetit.

Nga ky aspekt, vlera e Islamit është jashtëzakonisht e madhe për popujt, sepse ai ka qytetëruar shumë popuj, madje çdo popull që e ka pranuar atë e ka filluar rrugëtimtn e tij drejt qytetërimit. Çdo popull i cili e pranoi Islamin apo Islami arriti tek ai, u transformua në popull të qytetëruar, i cili i dha fund injorancës dhe e ndriçoi intelektin e bijve të tij me shkëlqimin e dritës së kulturës së vërtetë.

Kategoritë

Thelbi i Islamit