Tirana e nonës

CHF19.90

S’ka stok

Gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu vjen me një libër të ri para lexuesit, i cili ka një dimension autobiografik. Libri rrok ngjarje, personazhe dhe realitetin e Tiranes.

Titulli: Tirana e Nonës
Autori: Blendi Fevziu
Korrektore letrare: Albana Bogdani
Art grafik: Besnik Frashni
Shtëpia Botuese: UETPRESS
Formati: me kapak të hollë
Nr. faqe: 330
Përmasat e librit: 160 x 233 x 24 mm

Gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu vjen me një libër të ri para lexuesit, i cili ka një dimension autobiografik. Libri rrok ngjarje, personazhe dhe realitetin e Tiranes.

Ky nuk është një roman! Nuk janë as kujtime të fëmijërisë sime. Është një libër për fatet e tre personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës. Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë.

Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri plaka që shenjuan nisjen time në jetë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës së tyre te një fëmijë. Në radhë të parë, rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se ato kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora pa dashje përsipër, pa e ditur.

Por, pa dyshim, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj sot. Me këtë libër. Duke besuar se kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi.

Ato ishin tri plaka që më shënjuan fëmijërinë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora përsipër, pa e ditur, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj me këtë libër. Kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi.

Kategoritë

Tirana e nonës

CHF19.90