Tregime të zgjedhura

CHF9.90

2 stok

Në tregimet e Kutelit pasqyrohen edhe disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare, të cilat ai i ka bërë objekt në rrëfimet e veta e që lidhen me gjendjen shoqërore e ekonomike të fshatarësisë shqiptare. Janë këto disa nga plagët e rënda të jetës, si kurbeti e vëllavrasja, mercenizmi dhe përçarja etj.

Titulli: Tregime të zgjedhura
Autor: Mitrush Kuteli
Zgjodhi dhe përgaditi: Luljeta Dërmaku
Kopertina: Rela Graf
Shtypi: Mikom – Tip
Botoi: Rela Graf – Shkup

Në tregimet e Kutelit pasqyrohen edhe disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare, të cilat ai i ka bërë objekt në rrëfimet e veta e që lidhen me gjendjen shoqërore e ekonomike të fshatarësisë shqiptare. Janë këto disa nga plagët e rënda të jetës, si kurbeti e vëllavrasja, mercenizmi dhe përçarja etj.

Proza e tij dallohet për problemmatikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal. për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit. për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur. Të kësaj fryme janë tregimet “Vjeshta e Xheladin beut”, “Hanet e karvanet”,”Si u takua Ndoni me Zallorët”, “Gjonomadhë e Gjatollinj”,”Xha Brahua i Shkumbanares”, “Kujtimet e kujtimeve”, “Natë muaji Shembiteri”. “Natë marsi”, etj., të cilat, karakterizohen nga vërtetësia e pasqyrimit dhe ngrohtësia e ndjenjës dhe bukurisë së mendimit.

Proza kuteliane dallohet për lidhjen e saj të gjallë me traditën gojore, përrallën, legjendën e sidomos me baladën, që ndikuan thellësisht në krijimtarinë e tij. Asnjë prozator shqiptar nuk është mbështetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia sesa Mitrush Kuteli. Në disa tregime si “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit”, “I pasuri që ish i varfër fort”. “I vdekuri dhe i gjalli”, “Rinë Katerinëza” etj., Kuteli kërkon një përsosje shpirtërore, një drejtim të njeriut ndaj së mirës dhe humanes. Ai krijoi rreth tridhjetë tregime që i quan zakonisht rrëfime e rrëfenja dhe pasuroi kështu prozën e shkurtër . Me nivelin dhe vlerën e tyre artistike Kuteli arriti që të behet pionier i një shkolle të tregimit tonë, të mbështetur mbi trungun e rrëfimit popullor shqiptar, të përshkuara me tone romantike.

Kategoritë

Tregime të zgjedhura