Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv

CHF14.90

5 in stock

Vendosa të shkruaja tregime për ty, nipçe, ama tregime të mira, tregime të zgjedhura, tregime që të begatojnë mendjen e shpirtin, sepse: TË DUA shumë! Fjalët e plakut, nipçe, janë farë.

Titulli: Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv
Autor: Daut Demaku
Redaktor gjuhësor: Sulejman Dërmaku
Kopertina: Faton Bajgora
Botues: Shtëpia botuese Botime Artini

Vendosa të shkruaja tregime për ty, nipçe, ama tregime të mira, tregime të zgjedhura, tregime që të begatojnë mendjen e shpirtin, sepse: TË DUA shumë! Fjalët e plakut, nipçe, janë farë.

Të gjithë njerëzit në botë mund ta presin një kokërr mollë, t’i numërojnë sa fara janë brenda në një mollë, por asnjë njeri në botë nuk mund ta dijë sa mollë mund të bëhen nga një farë e vogël, që gjendet në zemrën e një kokrre molle.

E ti, a e di?

Kur vdes plaku, nipçe, thonë, digjet një bibliotekë. Lëre, nipçe, mos var hundën, se unë vdekjen s’e kam askund afër, madje as që e mendoj fare, por ka thënë një i urtë: e vetmja siguri e vërtetë në jetën njerëzore është PASIGURIA e plotë. E po, prandaj, më mirë le të qëllojnë të shkruara, sepse e di që të duhen shumë dhe do të të duhen tërë jetën. Fjalët që thuhen në biseda, janë fjalë që i shërbejnë çastit, janë shushurimë që i merr era, thuhen në erë dhe zhduken në erë, fjalët që shkruhen, i shërbejnë së ardhmes. Latinët e vjetër kanë thënë: edhe ngjyra më e zbehtë është më e qëndrueshme se kujtesa më e fortë në botë.

Kategoritë

Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv

CHF14.90

Add to cart