POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi

CHF6.00

2 stok

Është një vepër që kërkon përsiatje dhe analiza të hollësishme. Autori shtron çështjet tejet aktuale: teknikën-qytetërimin-tëhuajësimin dhe raportet e njeriut ndaj tyre. Libri e refuzon të menduarin joislam të myslimanëve, ofron ndihmë për t’i mënjanuar gabimet që i bëjnë ata dhe shtron nevojën për shqyrtimin e sërishëm të këtyre dukurive..

Titulli: Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi
Autor: Ismet Ozel
Përkthyes: Ali Pajazitu
Boton: Logos-A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Recensentë: Nexhat Ibrahimi
Redaktor artistik & disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Përgatitja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Shkup

Është një vepër që kërkon përsiatje dhe analiza të hollësishme. Autori shtron çështjet tejet aktuale: teknikën-qytetërimin-tëhuajësimin dhe raportet e njeriut ndaj tyre. Libri e refuzon të menduarin joislam të myslimanëve, ofron ndihmë për t’i mënjanuar gabimet që i bëjnë ata dhe shtron nevojën për shqyrtimin e sërishëm të këtyre dukurive..

Autori me vigjelencë e njëmendësisht i është qasur problemit dhe me rrugë të sprovuar e akribie të rrallë shtron çështjet tejet aktuale: teknikën – civilizimin – tëhuajësimin – raportet e njeriut ndaj tyre ndër të tjerët dhe ndër muslimanët.

Sikur edhe disa autorë të tjerë edhe Ismet Özel shkëlqyeshëm dëfton në natyrën e ’’përparimit’’ dhe ‘’teknikës’’ përendimore, dominimin e Përendimit ndaj Lindjes etj., dhe konstaton se ‘’teknika përendimore në gjendjen dhe formën e sotme, asesi nuk mund të gjejë vend në jetën islame’’, dhe si ekuivalent të kësaj ofron moralin islam, besimin dhe ibadetin, përkatësisht Islamin si sistem të tërësishëm të vlerave shpirtërore, morale-etike, ekonomike, sociale etj.

Autori ngritjen e muslimanëve nuk e sheh në kopjimin dhe përvetësimin e teknikës përendimore, por në krijimin e një force që do të jetë produkt i besimit e moralit islam. Gjithashtu, mënyra e trajtimit të temave, metodat shkencore të provuara, artikullimi solid i i deve të caktuara dhe rrugëzgjidhja e rrugëdalja nga statusqouja aktuale, këtë vepër e bëjnë interesante dhe të nevojshme për lexuesit.

Madje, kjo vepër do të mund të shërbejë si modus në studimet dhe holumtimet e ardhshme. Përmbledhazi, vepra posedon vlera të çmuara dhe meriton të gjendet në bibliotekat tona si vepër frymëzuese, si vepër që ofron obsione të civilizuara të zhanrit të zgjimit të muslimanëve nga gjumi e gjendja e nënshtrimit.

Kategoritë

Tri çështjet - teknika, civilizimi, tëhuajësimi