Tryeza shpirtërore – vetëm islami është rruga e drejtë dhe e vërtetë
CHF22.00
Me ardhjen e Muhamedit a.s., ndryshoi e tërë bota dhe tere kahjet e jetës morën një karakter tjetër. Ndryshoi besimi, edukata, morali, principet e përgjithshme të jetës. Që tani e tutje po fillonte të këndellej e tëre ekzistenca. Besimi në Allahun, udhëzonte jetën duke besuar sipas mësimeve qe i zbritën Muhamedit a.s. Besimi në Allahun është çështja e parë e jetës por gjithsesi duhet të jete e qarte se ai besim duhet të ndërtohet mbi parimet e shëndosha, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, e kurrsesi nuk mund të jete shije personale e kujtdo qofte. Allahu duhet të besohet vetëm sipas mësimeve qe Ai i ka zbritur dhe nëpermes Muhamedit a.s. ua ka bërë të qarta mbare njerëzimit.
Titulli: Tryeza shpirtërore – vetëm islami është rruga e drejtë dhe e vërtetë
Autor: Fehmi Raqipi
Recenzues: Dr. Sylejman Osmani, Dr.Adnan Ahmedi
Lektor: Prof Emrush Qamili SH M B “ARBRIA” Gjilan
Ballina: Fatlum Rexhepi
Shtypi: Shtypshkronja “Mozaiku”- Podujevë
Me ardhjen e Muhamedit a.s., ndryshoi e tërë bota dhe tere kahjet e jetës morën një karakter tjetër. Ndryshoi besimi, edukata, morali, principet e përgjithshme të jetës. Që tani e tutje po fillonte të këndellej e tëre ekzistenca. Besimi në Allahun, udhëzonte jetën duke besuar sipas mësimeve qe i zbritën Muhamedit a.s. Besimi në Allahun është çështja e parë e jetës por gjithsesi duhet të jete e qarte se ai besim duhet të ndërtohet mbi parimet e shëndosha, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, e kurrsesi nuk mund të jete shije personale e kujtdo qofte. Allahu duhet të besohet vetëm sipas mësimeve qe Ai i ka zbritur dhe nëpermes Muhamedit a.s. ua ka bërë të qarta mbare njerëzimit.
Besimi në Zotin nënkupton edhe veprimin aktiv i cili i jep jetës shtytje drejt progresit dhe ndërtimit te vlerave universale. Me të drejte mund të themi se islami ngriti një sistem global rreth te cilit u bashkuan popuj dhe shoqëri të ndryshme te cilat, përveç ekzistencës faktike nuk paraqitnin diçka objektive. Allahu tregon se ata ishin buze greminës dhe shkatërrimit, por Allahu i shpëtoi me udhëzimin e Tij.
Ecja sipas mësimeve të Allahut, ndërtoi një civilizim te ri dhe ngriti një perandori e cila u be dëshmi e gjalle për gjithë ata që rrjedhën e historie e lexojnë me vëmendje duke medituar ne zhvillimet e kohës.