Universi i Jusufit a.s.

CHF8.00

4 stok

Surja Jusuf, përmban historinë e një profeti të Zotit dhe e veçanta e kësaj sureje, është se është surja e vetme e cila trajton vetëm historinë e plotë të një profeti, Jusufit a.s.

Titulli: Universi i Jusufit a.s.
Autor: Nexhat Ibrahimi
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor Biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktorë artistik dhe dizajni:Edi Agagjyshi
Redaktor gjuhësor: Rexhep Zllatku
Redaktorë teknik: Afrim Gashi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print — Shkup
Botues: Logos A

Surja Jusuf, përmban historinë e një profeti të Zotit dhe e veçanta e kësaj sureje, është se është surja e vetme e cila trajton vetëm historinë e plotë të një profeti, Jusufit a.s. Ashtu siç e përshkruan edhe Zoti, historia e Jusufit a.s që trajtohet në këtë sure, është nga historitë më të bukura. Ajo fillon me një ëndërr dhe përfundon me komentin e një ëndrre. Në këtë sure përmenden gjurmë dhe shenja si ajo e këmishës. Fillimisht këmisha përmendet si shenjë për të vërtetuar se Jusufin a.s e kishte ngrënë ujku. “Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë” (Jusuf: 18)
Pastaj ajo përmendet si shenjë që Jusufi a.s nuk e ka sulmuar dhe nuk ka dashur t’a përdhunojë gruan e Azizit. “Nëse këmisha e tij është shqyer përpara, atëherë
ajo thotë të vërtetën, kurse ai gënjen. Por, nëse këmisha e tij është shqyer prapa, atëherë ajo gënjen, ndërsa ai thotë të vërtetën”. (Jusuf: 26-27)

Kurse në fund të sures, këmisha përmendet si mjet për t’i kthyer shikimin babait të Jusufit a.s.”Shkoni me këtë këmishë timen dhe vëreni në fytyrën e atit
tim e ai do të shohë” (Jusuf, 93)

Ngjarjet e kësaj sureje përshkruhen dhe ilustrohen sikur lexuesi i shikon të konkretizuara para syve të tij.
I gjithë boshti i sures Jusuf, sillet rreth një ajeti që përmendet brenda kësaj sureje. Ky ajet thotë:”Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”. (Jusuf, 90)

Çdo ajet i kësaj sureje, sikur të drejtohet dhe të thotë: Kij besim në planin dhe menaxhimin e Allahut të madhëruar.

Kategoritë

Universi i Jusufit a.s.