POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Urat e dashurisë

CHF9.90

15 stok

Për të gjitha këto gjëra pothuajse çdo ditë paraqitet nevoja dhe ndoshta nuk mund të kalojë asnjë ditë ose natë e të mos ndodhë madje edhe njëra prej tyre. Por, edhe pranë kësaj, një numër i madh njerëzish nuk i kushton kujdes aq sa duhet vëllezërve muslimanë, e nuk mbajnë llogari të mjaftueshme për të drejtat e tyre, as nuk i vizitojnë të sëmurët e tyre, nuk ua përcjellin xhenazet, e as nuk e përshëndesin ndonjërin me selam.

Category:

Titulli: Urat e dashurisë
Autorë: Aid el-Karni
Titulli: Urat e dashurisë
Boton: Shtëpia Botuese “Klubi Studentor”-Shkup
Per botuesin: Arben Idrizi
Redaktura Fetare: Abdyl Fuga
Redaktura gjuhësore: Ermal Bega
Kopertina: Dorlir Kraja
Realizimi kompjuterik: Besnik Hamiti

Me të vërtetë, dashuria ne emër të Allahut paraqet një nga postulatet më të rëndësishme dhe themelet e besimit, ashtu siç na lajmëroi dashuruesi i se vërtetës dhe i Dërguari i denjë Muhamedi (s.a.v.s.). Ajo dashuri zotëron urat e saj (urat lidhëse) të cilat Zoti i botëve i vendosi ndërmjet besimtarëve dhe përmes të cilave bëri ndërlidhjen e zemrave të tyre. Këto ura, Allahu i Lartëmadhëruar i përmendi ne Librin c Tij, siç vijon: S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…’ (El-Huxhurat, 10), ‘Kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani!’ (Ali Imran, 103)

Ai i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithë atë që është ne tokë, nuk do të mund ti bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, sepse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.’ (El-Enfal, 63)
Allahu i Lartëmadhëruar e kufizoi miqësinë e sinqertë vetëm ndërmjet besimtarëve, prandaj edhe tha:
‘Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin…’ (Et-Tevbe, 71)
‘Miku (i afërt) juaj është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku (duke qenë respektues). Kush e ka mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana e Allahut është ngadhënjyese.’  (El-Maide, 55-56)

Po ashtu edhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka përmendur urat e dashurisë. Gjithashtu edhe ai i vendosi dhe i vazhdoi lidhjet e dashurisë ne zemrat e ithtarëve të tij deri në Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), ashtu siç ekziston në Sahihun e Muslimit, ne hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejrc, r.a. ka thënë: ‘Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë të drejta’. Cilat janë ato të drejta, o i Dërguari i Allahut? – Pyetën. Ai tha: `Kur ta takosh përshëndete me selam, nëse të thërret duhet t’i përgjigjesh, nëse kërkon prej teje ndonjë këshillë, duhet t’a këshillosh, nëse teshtinë dhe e falënderon Allahun, duhet të thuash: `Jerhamekullah’ (Allahu të mëshiroftë), kur të sëmurin duhet ta vizitosh dhe nëse ndërron jetë duhet t’i përcjellësh xhenazen’. (Hadithin e transmeton Muslimi /4/1705 me numër 2162)

Për të gjitha këto gjëra pothuajse çdo ditë paraqitet nevoja dhe ndoshta nuk mund të kalojë asnjë ditë ose natë e të mos ndodhë madje edhe njëra prej tyre. Por, edhe pranë kësaj, një numër i madh njerëzish nuk i kushton kujdes aq sa duhet vëllezërve muslimanë, e nuk mbajnë llogari të mjaftueshme për të drejtat e tyre, as nuk i vizitojnë të sëmurët e tyre, nuk ua përcjellin xhenazet, e as nuk e përshëndesin ndonjërin me selam.

Pasi këto gjëra i kam vërejtur me qartësi, atëherë e lus Allahun e Lartëmadhëruar që të më ndihmojë ne mbledhjen e materialit për këtë broshurë ne të cilën kam përgatitur disa prej atyre urave – `urat e dashurisë’, se pari duke ia përkujtuar vetes, e më pas vëllezërve të tjerë muslimanë që ndërmjet tyre t’i vazhdojnë dhe t’i përforcojnë ato ura lidhëse, me qëllim që ndërmjet tyre të zgjerojnë dashurinë, sinqeritetin dhe miqësinë. Pra, hajde të dashurohemi…, hajde të bëhemi të afërt dhe të sinqertë…, hajde të bëhemi të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit.

Kategoritë

Urat e dashurisë