Vaj argani

CHF4.90

Out of stock

Vaji argan është një nga vajrat më të shtrenjtë për flokë, por gjithsesi ia vlen çdo cent. Nxirret nga kokrra e drurit të arganit, i cili është me prejardhje nga Maroku. Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut.

Category: Tags: ,

Aplikimi i tij është i ngjashëm me shumicën e vajrave tjerë.

Lëreni një lugë vaj në duar, fërkoni dhe aplikojeni në flokë duke filluar nga skalpi e deri te majat e flokut. Përdorni krehrin për shpërndarje të njëtrajtshme, nëse është e nevojshme. Mbështillni flokët në peshqir për nj orë, shpërlani me ujë dhe shampon.

Acidet yndyrore e pranishme esenciale do ta forcojnë flokun tuaj duke rezultuar me më pak maje të çara dhe përveç kësaj, burimi i pasur me vitamina E do të ripërtërijë flokët e dëmtuara nga materiet e dëmshme. Po ashtu, vaji i payndyrshëm i arganit do t’ia shtojë shkëlqimin dhe lagështinë pa atë ndjenjën e pakëndshme të yndyrave.

Prandaj, nëse dëshironi të rregulloni dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja, ndoshta nuk do të ishte keq të provoni një nga vajrat natyral ose përzierjen e vajit për flokët, në vend se të shpenzoni me siguri paratë e njëjta në produkte të ndryshme për flokë që janë të mbushura me kimikate, ndërsa të cilat në fund tregohen jo-efikase. Vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën).

Sasia 30 ml.

Kategoritë

Vaj argani

CHF4.90