Vaj Limoni ( Lemon Oil 30 ml )
CHF2.45CHF4.90 (-50%)
Vaj i mirë aromaterapik, rrit humorin dhe ndihmon në relaksim. Aroma e tij frymëzon dhe kënaq, rrit përqendrimin dhe e bën trupin energjik. Pakëson stresin. Çliron nga dhimbjet e fytit dhe problemet me tretjen. Ka rol ndikues në lëkurë nëpërmjet aftësive të tij antiseptike. Produkt i mirë për përkujdesjen e flokëve.
Emri latin: Citrus Limon,
Vaji i Limonit njihet për shijen e tij si agrume, popullariteti i tij po rritet me përhapjen e aromaterapisë nëpër botë. Përfitohet nga lëkura e limonit.
Veti të dobishme:
Vaj i mirë aromaterapik, rrit humorin dhe ndihmon në relaksim. Aroma e tij frymëzon dhe kënaq, rrit përqendrimin dhe e bën trupin energjik. Pakëson stresin. Çliron nga dhimbjet e fytit dhe problemet me tretjen. Ka rol ndikues në lëkurë nëpërmjet aftësive të tij antiseptike. Produkt i mirë për përkujdesjen e flokëve.
Vaji i Limonit është i dobishëm për pastrimin e lëkurës, kundër rrudhave dhe trajton sëmundjet e thonjve. Vaji i Limonit është pastrues dhe rigjenerues i lëkurës. Ai mund të përdoret dhe për masazh. Mund të përdoret pak vaj Limoni në ujë të ngrohtë për të bërë avull me të, në rast të kollës apo të ftohjes. Vaji i Limonit është tonik dhe ushqyes për lëkurën. Vaji i Limonit është një trajtim i vjetër për rrudhat, ai gjithashtu të çon në tkurrjen e poreve të mëdha. Ai shkrin yndyrën dhe rregullon sekretimin e gjëndrave dhjamore në qelizat e vdekura në lëkurë dhe e bën lëkurën tuaj të butë dhe me shkëlqim. Vaji i Limonit është përdorur për të trajtuar njollat, pucrrat dhe qukat. Të bërit gargara me vaj Limoni është përdorur në rastet e infeksioneve në gojë dhe inflamacionet e mishrave dhe në fyt dhe duke shtuar një lugë çaji për një gotë gjysmë me ujë të ngrohtë. Vaji i Limonit është më i miri për trajtimin e flokëve me yndyrë dhe zbokth, në veçanti duke bërë një përzierje në sasi të barabarta me vaj Xhenxhefili (Ginger Oil). Ai është trajtimi më i mirë për thonjtë e plasaritur duke bërë një përzierje të vajit të Limonit me vajin e Bajames së ëmbël (Sëeet Almond Oil). Për kërpudhat në këmbë bëhet një përzierje e vajit të Limonit me vaj Ulliri. Për parandalimin dhe mbrojtjen kundër rrudhave të fytyrës bëhet një përzierje e vajit të Limoni me vaj Ulliri kjo përzieje e bën lëkurën tuaj super të butë.
Doza: Për sëmundjet që u përmëndën më lart, lyhet lëkura me vaj Limoni dhe lihet në këtë gjëndje për 15 minuta deri sa të normalizohet gjëndja. Të ruhet në temperaturën e dhomës dhe larg fëmijëve.