Vaj Sesami – Sesam Oil 125 ml
CHF6.00CHF12.00 (-50%)
Vaji i Susamit ose ndryshe Mbreti i Vajrave është i njohur ndër shekuj për vetitë e tij kuruese, vaji i farave të susamit mund të përdoret me sukses për një mirëqenie të përgjithshme. Vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike e antiinflamatore. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. I dobishëm për mirëfunksionimin e aparatit tretës, lubrifikues i mirë i artikulacioneve, dezinfektant për fytin dhe trajtues efikas i sinuzitit e gingiviteve, vaji i susamit duhet marrë në konsideratë si një aleat i mirë për shëndetin. I dobishëm për organizmin në përgjithësi, vaji i farave të susamit konsiderohet i mrekullueshëm për lëkurën në veçanti, prandaj është koha për ta bërë atë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës. Duke qenë i pasur me antioksidantë, vaji i susamit pastron toksinat që nga shtresat e thella të lëkurës, parandalon rrudhat, puçrrat, trajton njollat e errëta dhe redukton rrezikun për kancer të lëkurës. Farat e susamit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit aq thelbësor për rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Për vetitë dhe përdorimet më tipike të vajit të farave të susamit mund të lexoni në vazhdim:
Pastron lëkurën
Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastërtitë e tretshme në yndyra, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë. Përzieni ½ filxhani (çaji) vaj susami me ½ filxhani uthull molle dhe ¼ filxhani ujë. Aplikojeni përzierjen çdo natë, pasi ta keni njomur fytyrën me ujë.
Shkëlqen lëkurën
Vaji i susamit është një “mik” i mirë për fytyrë rrezatuese. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar. Aplikoni vaj susami në fytyrë duke e masazhuar me kujdes. Pastaj bëni skrab (scrub) me sheqer te kuq. Lajeni fytyrën me sapunin natyral e ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Shëron dhe rigjeneron lëkurën
Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia regjenerues e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë. Nëse aplikohet vazhdimisht, vaji i susamit ndihmon në shërimin e prerjeve të vogla dhe largimin e shenjave.
Ndihmon në parandalimin dhe shërimin e djegieve nga dielli
Aplikoni çdo ditë vajin e farave të susamit në lëkurë për ta mbrojtur atë nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër. Pas ekspozimit në diell, vaji i susamit mund të përdoret me sukses për të trajtuar tharjen e lëkurës e të djegurat e saj, falë vetive të tij hidratuese e regjenerues.
Mbron lëkurën e bebeve
Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami. Përveç kësaj, ky vaj parandalon edhe tharjen e tepërt të lëkurës, duke i mundësuar asaj hidratimin e ushqimin e duhur. Vaji i farave të susamit mund të përdoret edhe në fytyrë e zona të tjera, për ta mbrojtur bebin nga problemet e lëkurës. Duke e bërë këtë vaj pjesë të përkujdesjes ndaj bebit tuaj, ju i mundësoni atij gjumë të qetë e rritje të shëndetshme falë të gjitha të mira që i dhuron vaji i susamit.
Trajton thembrat e ashpra
Aplikoni vajin e susamit në thembra çdo natë para se të flini. Vishni çorape pambuku (kujdes njollat) dhe mbajini këmbët ashtu të lyera me vaj gjithë natën. Brenda pak kohësh nga përdorimi i vazhdueshëm i vajit të susamit, ju do të keni këmbë e thembra të buta.