Vallë ka në perëndim një Zot tjetër

CHF6.00

S’ka stok

A ekziston një kulturë dhe etikë globale, e gjithëpranuar për njerëzit, në bazë të së cilës njeriu do të mund ta sendërtojë lumturinë, prehjen shpirtërore dhe mirëqenien materiale?
A kanë mangësi shtetet që kanë fuqi politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake, meqë këta faktorë nuk pranojnë dështim eventual dhe a mund të sigurojnë këto shtete të fuqishme lumturi për qytetarët e tyre dhe për të tjerët përreth?

Titulli: Vallë ka në perëndim një Zot tjetër
Titulli i origjinalit: Zar na Zapadu postoji neki drugi Bog
Autorë: Davor Marko
Përktheu nga gjuha boshnjake: Nexhat S. Ibahimi
Botues: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Nazif Zejnullahu
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print

A ekziston një kulturë dhe etikë globale, e gjithëpranuar për njerëzit, në bazë të së cilës njeriu do të mund ta sendërtojë lumturinë, prehjen shpirtërore dhe mirëqenien materiale?
A kanë mangësi shtetet që kanë fuqi politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake, meqë këta faktorë nuk pranojnë dështim eventual dhe a mund të sigurojnë këto shtete të fuqishme lumturi për qytetarët e tyre dhe për të tjerët përreth?
A mos e ka arritur lumturinë shpirtërore dhe sigurinë materiale Europerëndimi dhe disa shtete të fuqishme botërore apo mos kanë rënë në krizë edhe më të madhe?
Ku është thelbi i krizës morale dhe shpirtërore, kriza e ekologjisë, e nihilizmit etj.?
Ku qëndron faji dhe kush është fajtor?
Mos, vallë shkenca, teknologjia, progresi dhe mirëqenia materiale, liria dhe ekstravaganca e lirisë aktuale, pornografia, perversiteti; luksi, koka-kolaizmi e të ngjashme me këto, e përbëjnë qytetërimin njerëzor?
Mos, vallë, njeriu ekziston për shkak të vlerave materiale apo vlerat materiale ekzistojnë për shkak të njeriut?
Kush është njeriu dhe nga do të shkojë ky?
A janë sendërtuar premtimet se me përhapjen e mendimeve progresive, të shkencës dhe të racionalizmit, “zotat” e deriatëhershëm do të eliminohen dhe me këtë do të vijë koha e lirisë dhe lumturisë së njeriut?
A mund ta zëvendësojë dhe ta kompensojë skientizmi devotshmërinë, apo skientizmi s’është gjë tjetër përveçse idhujtari e vjetër në petk të ri?
A mos shekullarizmi politik dhe kulturor në Amerikë, Evropë dhe në shumë vende të tjera, duke propaganduar se tërë bota duhet t’i ndjekë, t’i imitojë ata dhe ta adaptojë kulturën dhe qytetërimin e tyre sipas Europerëndimit, ka arritur ta refuzojë fenë?
A nuk kanë krijuar me këtë veprim të tyre vakum të thellë moral dhe shpirtëror?
A nuk ka krijuar ky veprim i tyre indiferencë, egoizëm dhe armiqësi të pafund ndaj çdo gjëje, përveç ndaj plotësimit të pafund të dëshirave të tyre?

Kategoritë

Vallë ka në perëndim një Zot tjetër

CHF6.00