Vargu i Profetëve – 1, Libër mësimor
CHF19.90
Ky libër, që është një mirësi hyjnore, për shkrimin e të cilit kemi dhënë kontributin tonë modest, përmban Profetët që përmenden në Kuran, që prej fletës së parë të kalendarit profetik e deri tek fleta e fundit. Po ashtu, janë përfshirë edhe urtësitë dhe mësimet e jetës së tyre. Këtu u përpoqëm të përcjellim shkurtimisht ndodhitë e profetëve dhe të popujve të tyre, duke u munduar të kuptojmë nevojat dhe vështërsitë e njeriut të kohës sonë dhe duke përçuar shkëndijat e urtësisë që do t’i ndriçojnë ata:
Titulli: Vargu i Profetëve – 1, Libër mësimor
Titulli origjinal: NEBÎLER SİLSİLESİ – 1, Ders kitabı
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Nexhat Gjuzi
Redaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime
Ky libër, që është një mirësi hyjnore, për shkrimin e të cilit kemi dhënë kontributin tonë modest, përmban Profetët që përmenden në Kuran, që prej fletës së parë të kalendarit profetik e deri tek fleta e fundit. Po ashtu, janë përfshirë edhe urtësitë dhe mësimet e jetës së tyre. Këtu u përpoqëm të përcjellim shkurtimisht ndodhitë e profetëve dhe të popujve të tyre, duke u munduar të kuptojmë nevojat dhe vështërsitë e njeriut të kohës sonë dhe duke përçuar shkëndijat e urtësisë që do t’i ndriçojnë ata:
– Ademi (a.s.), para të cilit melekët u urdhëruan të binin në sexhde;
– Idrisi (a.s.), që barti të fshehtën e mahnitjes qiellore;
– Nuhu (a.s.), i cili thirri në rrugën e Allahut pa u lodhur për 950 vite rresht;
– Hudi (a.s.), profeti i popullit mohues të Adit, vatrat e të cilëve u shkatërruan me anë të furtunave të fuqishme;
– Salihu (a.s.), profeti i popullit të pabindur të Themudit, të cilët u shkatërruan me themel me anë të tërmeteve;
– Ibrahimi (a.s.), i cili në sajë të dorëzimit dhe nënshtrimit të plotë ndaj Zotit, i ktheu në trëndafilishte zjarret e Nemrudit mizor;
– Ismaili (a.s.), i cili është bërë simbol i sinqeritetit, besnikërisë, dorëzimit dhe nënshtrimit të plotë ndaj Zotit;
– Is’haku (a.s.), nga brezi i të cilit kanë ardhur profetët e bijve të Izraelit;
– Luti (a.s.), profeti i dëshpëruar i Sodomës dhe Gomorres, i cili e thirri në udhëzim popullin e tij amoral dhe të pabindur deri në momentin e fundit;
– Dhulkarnejni (a.s.), i cili e barti flamurin e teuhidit (besimit në një Zot të vetëm nga Lindja në Perëndim;
– Jakubi (a.s.), i cili u bë simbol i durimit, i djegur nga malli e dashuria për të birin;
– Jusufi (a.s.), i cili pas skllavërisë dhe vuajtjeve të jetës së burgut, u bë mbret i zemrave;
– Shuajbi (a.s.), Oratori i Profetëve, i cili i ngrinte peshë zemrat me ora torinë e tij të jashtëzakonshme;