Vargu i Profetëve – 2, Libër mësimor
CHF19.90
Në këtë libër, që është edhe vazhdimi i librit Vargu i Profetëve -1 – janë respektuar të njëjtat parime që përmenden në parafjalën e librit të parë. Në këtë libër, vazhdohet me pjesën tjetër të profetëve, të cilët janë:
Titulli: Vargu i Profetëve – 2, Libër mësimor
Titulli origjinal: NEBÎLER SİLSİLESİ – 2, Ders kitabı
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Nexhat Gjuzi
Redaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime
Në këtë libër, që është edhe vazhdimi i librit Vargu i Profetëve -1 – janë respektuar të njëjtat parime që përmenden në parafjalën e librit të parë. Në këtë libër, vazhdohet me pjesën tjetër të profetëve, të cilët janë:
– Musai (a.s.), i cili me mrekullinë e shkopit të tij, e mbyti faraonin mendjelehtë në dallgët e Detit të Kuq. Vëllai i tij besnik, Haruni (a.s.), i cili e ndihmoi atë në çdo kohë dhe vend.
– Daudi (a.s.), i cili me dhikrin e tij entuziazmonte malet, gurët, madje edhe kafshët e egra.
– Sulejmani (a.s.), i cili e mbajti jashtë zemrës së tij pasurinë dhe mbretërinë madhështore të kësaj bote.
– Uzejri (a.s.), i cili u bë shembull i ringjalljes pas vdekjes, duke ardhur përsëri në jetë pas njëqind vitesh vdekje.
– Ejjubi (a.s.), i cili me meditimin e tij të thellë, u bë simboli i durimit.
– Junusi (a.s.), i cili kapërceu errësirat duke u thelluar në të vërtetën e duasë dhe dhikrit me dashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
– Iljasi (a.s.), i cili la emër të mirë ndër njerëz dhe meritoi selamin e Allahut; “Paqja qoftë mbi Iljasin!”
– Eljasai (a.s.), i cili meritoi grada të larta.
– Dhulkifi (a.s.), profeti i mirë që u mbyt në mëshirën hyjnore.
– Lukmani (a.s.), i cili u bë i njohur për urtësinë e tij të jashtëzakonshme.
– Zekerijja (a.s.), profeti dëshmor që vuajti shumë prej popullit të tij.
– Jahja (a.s.), i cili e priti vdekjen si dëshmor, njësoj si babai i tij Zekerijja (a.s.).
– Isai (a.s.), i cili shëronte të sëmurët dhe ngjallte të vdekurit me lejen e Allahut.