Varreza çifute

CHF27.90

3 in stock

“Feja është kufiri i njeriut, i zakonshëm, por, gjithmonë i pranishëm, sikur ajri në mushkëri. Nëse je i vetëdijshëm për këtë kufi, të përcjellë sikur hija përderisa të ketë dritë. Hija është tek ti afër, ndërsa drita përreth dhe kudo…” (Nga romani “Varreza çifute”, Logos –A, Shkup,)

Titulli: Varreza çifute
Titulli i origjinalit: Jevrejsko groblje
Autorë: Enes Kariq
Përkthimi: Agim Leka
Biblioteka: Divan
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Milazim Krasniqi
Redaktor gjuhësor: Arjol Guni
Redaktor artistik dhe disajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikqyrës i shtypit: Kemail Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Logos – A

“Feja është kufiri i njeriut, i zakonshëm, por, gjithmonë i pranishëm, sikur ajri në mushkëri. Nëse je i vetëdijshëm për këtë kufi, të përcjellë sikur hija përderisa të ketë dritë. Hija është tek ti afër, ndërsa drita përreth dhe kudo…” (Nga romani “Varreza çifute”, Logos –A, Shkup,)

Në fillim, të sqarojmë vetë titullin e romanit “Varrezat çifute”, – këtu nuk bëhet fjalë për vuajtjet e çifutëve, por kalvaria e tyre historike sigurisht që kuptohet si një metaforë, si një paradigmë për rrethimin e Sarajevës, për të cilën gjë bëhet fjalë në këtë roman. Toponimi i varrezave të vjetra çifute të Sarajevës, gjatë rrethimit të Sarajevës, ishte një vend ku qyteti është bombarduar nga forcat e Radovan Karadžić, por, në roman nuk është kjo tema kryesore.

Nëpër varrezat çifute, në fillim të luftës, në qytet hynë personazhet kryesore të romanit, katërmbëdhjetëvjeçari Sadik Dobrača dhe motra e tij Suada, të cilët u kapën nga forcat serbe në fshatin Vragollovi afër Rogaticës, me qëllim që të shkëmbehen për snajperistin serb – kriminelin e madh çetnikë e vrasës, i cili është kapur nga ushtria mbrojtëse e Sarajevës në një nga aksionet e tyre. Dhe ngjitur me varrezat hebraike në një bodrum, Sadiku dhe motra e tij Suada gjetën strehim…..

Kategoritë

Varreza çifute

CHF27.90

Add to cart