POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 20.-CHF

Vetëperceptimet e qytetërimeve

CHF5.00

1 stok

Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.

Category:

Titulli: Vetëperceptimet e qytetërimeve
Titulli i origjinalit: Medeniyetlerin Ben-idraki
Autori Ahmet Davutogllu
Përkthyes Nga turqishtja: Ali Pajaziti
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktorë gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Korrektorë: Zekerija Ibrahimi
Dizajni: Suhejb Xhemaili
Botues: Sh. B. Logos – A
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Prishtinë
Viti i botimit 2002

Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.

Eksperti i njohur turk nga sfera e marrëdhëneive ndërkombëtare, historia e mendimit politik dhe filozofia e politikës në këtë vepër flet për një makro koncept siç është qytetërimi, apo thënë më drejt u bën qasje shumëdimensionale qytetërimeve dhe botëkuptimeve të tyre (weltanschaung), e trajton mënyrën se si ato e kuptojnë të vërtetën, se ç’qëndrim kanë vis-à-vis qytetërimeve të tjera. Ai ndalet te Toynbee i cili flet për iluzionin egocentrik të qytetërimit perëndimor dhe për njëshmërinë e historisë.

Davutogllu poashtu flet edhe për konversionin kombëtar, i bën një analizë të thukshme sintagmës së mistifikuar “Lindja e pandryshueshme” dhe mitit bashkëkohor për përparimin linear, si një mesianizëm modern. Ai mundohet t’i japë përgjigje pyetjes në vijim: “Ç’është motivi themelor që edhe përkundër procesit të modernizimit, i cili mundohet t’i universalizojë ose mondializojë hipotezat themelore të një qytetërimi i nxit qytetërimet lokale që së pari të japin rezistencë e pastaj të zgjohen ose të rizgjohen?” Autori i kësaj vepre e kërkon bërthamën ose nukleusin që qytetërimeve ua jep gjallërinë, që e mundëson zgjimin kulturor të një brezi. Në esencë, diskursi i Davutogllu-t është i inspiruar nga vepra e famshme e Samuel Huntington-it Përleshja mes qytetërimeve dhe ndarja famoze që ai e bën West and the rest .

Mendimtari i ri në këtë perlë shkencore ofron një tezë sipas të cilës shoqëritë varësisht nga koha dhe hapësira, forcën e kanë kuptuar në mënyra të ndryshme dhe këto kuptime ua kanë hapur rrugët e zhvillimit në drejtime të ndryshme rrjedhës historike. Forca është dukuria më e ndjeshme në kuadër të fenomeneve shoqërore dhe nuancave kulturore. Teza kryesore e këtij studimi përbëhet nga premisa se vetëpërceptimi (selbverstandis) është elementi themelor që kontribuon në lindjen e qytetërimeve, në përparimin e tyre, në rezistencën karshi hegjemonisë potenciale të qytetërimeve tjera dhe në paraqitjen e prototipit të qytetërimit të caktuar.

Davutogllu krijon një lidhshmëri mes vetëperceptimit ekzistencial të elementeve që e thurin perceptimin e njeriut, botës së jetës dhe Qenies absolute. Ai numëron pesë lloje të vetëperceptimeve qytetërimore:

1. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe i ashpër: Vetëperceptimi arian i qytetërimit i qytetërimit indian, i cili i thur bazat sistemit përjashtues (eksluzivist) të kastave.

2. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe fleksibil: Dy shembuj konkretë të këtij vetëperceptimi kemi në  pellgun qytetërimor eklektik të formuar nën pushtetin politik të Aleksandrit (Lekës) të Madhe në trajtat e ndryshme të qytetërimit islam të shfaqura nën boshtin abbasit, andaluzian, osman dhe indian.

3. Vetëperceptimi qytetërimor i fortë dhe lokal: Vetëperceptimi tradicional kinez i cili vendin e vet e konsideron për qendër të gjithësisë. Emri tradicional i Kinës Zhongguo që ka kuptimin e “Mbretërisë Qendrore” flet më së miri për të.

4. Vetëperceptimi qytetërimor i dobët dhe i ashpër: Shembull par exellance kemi në vetëperceptimi mongol që është shfaqur me Xhengiz Hanin, i cili duke i tubuar të gjitha elementet endacake nën një autoritet politik fryu si stuhi apo tufan  mbi të gjitha pellgjet e qytetërimeve antike.

5. Vetëperceptimi qytetërimor i dobët dhe fleksibil: Bazohet në një botëkuptim të thjejshtë, “të zhveshur” dhe nuk ka pretendime universale. Shembuj të këtij vetëperceptimi kemi te vendasit e Amerikës, Afrikës dhe te aborixhinasit e Australisë.

Më tutje autori i elaboron sintagmat homo occidentalis oeconomicus axionaticu dhe homo islamicus. Në këtë konteskt ai flet për pikëpamjen e Galtungut, sipas të cilit qytetërimi perëndimor (njeriu perëndimor) të gjitha rajonet e botës jashtë hapësirës perëndimore i konsideron periferi dhe duke u nisur nga premisa se një grup i njerëzve mund të sundojnë me njerëzit tjerë, se disa janë të privilegjuar në krahasim me të tjerët, e ka zhvilluar  ideologjinë imperialiste dhe kolonialiste. Nga ana tjetër në vetëperceptimin islam, pohon Davutogllu nuk ekziston dallim i tipit qendra-periferia (Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi –  el-Bekare: 115).  Kjo mënyre e perceptimit të vendit paraqet themelin e koekzistencës midis qytetërimit islam dhe qytetërimeve tjera. Përkundër konceptit “njeriun dominon me natyrën”, te homo islamicus-i jeni të perceptuarit dhe kuptuarit  e realitetit që shfaqet në në natyrë dhe misionin specifik i të qenët i krijuar.

Autori e kundërshton Fukuyama-n duke pohuar se procesi kërkues i njeriut nuk ka mbaruar. Prova më e gjallë e kësaj është ringjallja e vlerave lokale në një formë të qërimit të hesapeve me sipërfaqësimin global që i çkuptimëson lëmenjtë e lirisë dhe sigurisë ontologjike që paraqesin kërkesa të lashta të njeriut.

Kategoritë

Vetëperceptimet e qytetërimeve