Vjersha të Përshpirtëshme
CHF5.90
Hasan Efendi Nahi, ndonëse i petkut fetar, është i të njëjtës rrugë për qëndrimin e shkollës laike në trojet shqiptare. Kur nacionalshovenistët serbë, të friguar nga zhvillimi i hovshëm i shkollës dhe i arsimit në Kosovë, tentuan t’i mbyllin shkollat e mesme, Hasan Efendi Nahi, si gati askush tjetër prej intelektualëve, del në tribunë dhe çon lartë zërin e protestës së guximshme kundër mbylljes së shkollave të mesme.
Autor: Rexhep Hoxha
Hasan Efendi Nahi, ndonëse i petkut fetar, është i të njëjtës rrugë për qëndrimin e shkollës laike në trojet shqiptare.
Kur nacionalshovenistët serbë, të friguar nga zhvillimi i hovshëm i shkollës dhe i arsimit në Kosovë, tentuan t’i mbyllin shkollat e mesme, Hasan Efendi Nahi, si gati askush tjetër prej intelektualëve, del në tribunë dhe çon lartë zërin e protestës së guximshme kundër mbylljes së shkollave të mesme.
Zëri i tij jehon në veshët e hienavet antishqiptare të ulin bishtin kur dë. gjojnë zëra të guximshëm qytetarësh e qëndrime të paluhatshme si ato të Hasan Efendi Nahit, të atij hoxhe, që ishte i pajisur me cilësi të larta njerëzore dhe intelektuale, t’i ketë hije të jetë edhe udhërrëfyes fetar, të hasë në diçka në jetë që meriton për t’iu përkushtuar me mish e me shpirt, duke flijuar çdo interes personal.
E dinte mirë ai madhor i arsimit se vetëm njerëzit e ditur kanë urti për t’u bërë model qëndrese e sakrifi ce për brezat e ardhshëm, ta mbjellin në zemrat e tyre shqiptare farën e atdhedashurisë, të moralit të lartë kombëtar, të dashurisë ndaj njeriut si krijesë e Perëndisë, gjithmonë në këmbë për ta ruajtur e për ta mbajtur të drejtën e ligjshme të njeriut, nderin dhe dinjitetin që, sipas Hafiz Ibrahim Dalliut, “ta ndijë veten të lumtur që është shqiptar, ta kalojë krenarisht pragun e portës së xhamisë, të shkelë me ndershmëri në faltore, fizikisht e psiqikisht të jetë i pastër për t’iu drejtuar si njeri Zotit të gjithëpushtetshëm”.
Hasan Efendi Nahi inspiron shpirtin e mendimit të lirë, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë personale, të shprehet te njeriu fryma e sinqeritetit, e kërkesave modeste në jetë, e ringjalljes së qytetërimit tonë të lashtë, të të gjitha atyre cilësive që i kanë dhënë ton njerëzor qenies sonë kombëtare.