Xhemijeti dy vëllime
CHF32.90
Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.
Titulli: Xhemijeti dy vëllim
1.Veprimtaria e organizatës politike Xhemijeti në trevat lindore ( 1919-1925)
2.Dokumente për veprimtarinë politike të Xhemijetit
Autor: Dr. Skender Asani
Botues: Logos – A & ITSHKSH
Biblioteka: Botime të veçanta
Për botuesin: Adnan Ismaili & Skender Asani
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Afrim Gashi
Recensentë: Dr. Sevdail Demiri, Nuredin Ahmeti
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
“Që në kuvendin e parë, mbajtur në Shkup më 17 dhjetor 1919 me të cilën kryesonte shqiptari Nexhip Draga, si nënkryetar i Xhemijetit u zgjodh sheh Sefedini, kurse si sekretar Aqik Haxhiahmetoviq. Në kuvendin themelues u thanë shumë mendime dhe u dhanë shumë propozime për atë se çfarë drejtime duhet të ketë kjo organizatë politike; ato ishin: muslimanët të deklarohen sipas vullnetit të tyre të lirë; të organizohen sipas konceptit të pastër fetar, sipas shembullit të partisë klerikiale të grupit të Koroshecit, dhe të gjithë muslimanët e mbretëris SKS do të themelonin një parti politike të veten”.
Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.