Xhinnët – Ibën Tejmijje

CHF7.00

Out of stock

Tema e këtij libri është sqarimi i argumentit i cili dëshmon se porosia e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është drejtuar njerëzve dhe xhinnëve. Megjithatë, duke bërë këtë, autori i qaset gjerësisht sjelljes dhe mendimeve të shejtanëve, xhinnëve, pushtimit të xhinnëve, përzënia e xhinnëve,etj. Njerëzit duhet të kuptojnë se All-llahu i Madhërishmi dhe Lavdiploti e ka dërguar Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për të gjitha botërat; botën e njerëzve dhe botën e xhinnëve.

Category:

Titulli: Xhinnët – Ibën Tejmijje
Titulli i plotë: Traktati mbi xhinnët
Titulli në origjinal: Essay on the jinn ( demons )
Autorë: Ibën Tejmije
Përktheu nga boshnjakishtja: Dr. Selim Sylejmani
Botimin në origjinal e përgatiti për botim dhe e plotësoi me shënime : Dr. Ebu Amina Bilal Philips
Biblioteka: Kolosët
Edicioni: Tevhid
Kryeredaktor i bibliotekës: Fatmir Zaimi
Redaktor edicioni: Talha Kurtishi
Korrektor: Agim Abazi
Ballina: eurographics
Për botuesin: Ramadan Ramadani
Botues : Sh. B. Nun

Tema e këtij libri është sqarimi i argumentit i cili dëshmon se porosia e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është drejtuar njerëzve dhe xhinnëve. Megjithatë, duke bërë këtë, autori i qaset gjerësisht sjelljes dhe mendimeve të shejtanëve, xhinnëve, pushtimit të xhinnëve, përzënia e xhinnëve,etj. Njerëzit duhet të kuptojnë se All-llahu i Madhërishmi dhe Lavdiploti e ka dërguar Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për të gjitha botërat; botën e njerëzve dhe botën e xhinnëve.

“Të besuarit e All-llahut dhe të bindurit Atij është obligim i banorëve të dy botëve të përmendura. Nga tërë gjinia njerëzore, edhe e xhinnëve gjithashtu, kërkohet ti përmbushin atë që All-llahu ka urdhëruar përmes Resulit të Tij, të çmojnë ate që e çmon All-llahu dhe i Dërguari i Tij, dhe të urrejnë atë që e urrejnë All-llahu dhe Resuli i Tij. Është me rëndësi të përmendet se për çdo njeri dhe xhinn është dhënë argumenti për shpalljen e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ai që nuk beson në këtë meriton të dënohet nga ana e All-llahut të Madhëruar, në mënyrën që është e ngjashme me ndëshkimet që i përjetojnë ata që nuk i janë bindur të dërguarve të mëhershëm.Të besuarit që Pejgamberi Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është dërguar edhe për njerëzit edhe për xhinnët është parimi themelor i besimit me çka pajtohen sahabët, gjeneratat e besimtarëve të drejtë që kanë ardhur pas tyre dhe dijetarët kryesor të Islamit të të gjithash shkollave juridike -All-llahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë.

Kategoritë

Xhinnët - Ibën Tejmijje

CHF7.00