POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Zero Zero Zero, si e qeveris botën kokaina

CHF22.90

2 stok

Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina.

Category: Tags: , , , ,

Titulli: Zero Zero Zero, si e qeveris botën kokaina
Titulli i origjinalit: Zero Zero Zero
Autor: Roberto Saviano
Përkthyesi: Agim Doksani
Redaktor: Arlina Hoci Dautaj, Sejdin Cekani
Kopertina: Studio Grafike
Designer: Vlash Papa
Përpunimi grafik: Greta Kanomi
Shtypi: Shtypshkronja Guttenberg

Fletët: 400
Shtëpia Botuese: Dudaj

Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina.

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je “i varur”. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër – e pabesueshme por e vërtetë – i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç’lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë? Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në “Via del Corso” dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë? Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë?

Kategoritë

Zero Zero Zero, si e qeveris botën kokaina

CHF22.90

Add to Cart