Vesvesi (Cytja)

Autori: Abdurahman Ibn Sajir El Auad

Përktheu: Altin Torba

Shtëpia botuese: Mesazhi

Libri që keni në duar është një risi jo vetëm në bibliotekën islame shqiptare, por edhe në atë arabe dhe më gjerë. Ai e pajis lexuesin me një këndvështrim sheriatik dhe mjekësor mbi vesvesin, falë  hulumtimit për vesvesin në kontekstin juridik të tij, por edhe në atë mjekësor, të pasuruar me shqyrtime eksperimentale të bëra në terren, të cilat konsistojnë në grumbullim evidencash, analizim të tyre, ekspozë të rezultateve të dala prej tyre dhe  diskutim të këtyre rezultateve në dritën e nocioneve sheriatike dhe shkencore. Një studim i dalluar, që mbart brenda tij një notion të saktë mbi vesvesin, në bluarje mendimesh të ardhura prej egos dhe shejtanit por edhe një sëmundje psikike. Gjithashtu ky studim shpalos një përshkrim të nocionit social të vesvesit përmes përcaktimit të këndvështrimit lidhur me burimin që e stimulon vesvesin, efektet e tij, kurimin e tij dhe metodat më të mira për të ndërvepruar me këta faktorë; gjë që shpalos para lexuesit një tablo të kthjellët mbi përcaktimin e simptomave shoqërore të vesvesit. Trajtesë e një rëndësie të veçantë jo vetëm për lexuesin në përgjithësi, por edhe për çdo psikolog dhe specialist musliman të profilizuar në leximin e trajtimit psikik; nëpërmjet së cilës bëhet prezantimi me shumë informacione të vyera rreth fenomenit të vesvesit, të cilat na vijnë në ndihmë në kuadrin e  ndërveprimit me personat e prekur prej tij dhe asistimit të tyre. Një subjekt tepër i rëndësishëm për çdo person që lëngon nga vesveset, ku ai do të gjejë informacion shumë të çmuar dhe do të pajiset me porcionin e duhur sheriatik dhe mjekësor, që shërben për kurimin e plotë të vesvesit.

Gjithashtu prej risive që ky libër i dhuron lexuesit është edhe fjalori terminologjik, shtjellimi i qartë i fjalëve të reja, biografia e reduktuar dhe ajo e  zgjeruar e  personaliteteve të librit si dhe ndriçimi i përmbledhur i ngjarjeve, toponimeve dhe patronimeve historike që ceken në të; gjë që i shtrin horizontet e lexuesit përtej subjektit qendror të librit.

 

 

CHF 24.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90
KHAMARAH QAHWA
Nuk ka stok

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF 29.90
KHAMARAH
Nuk ka stok

Parfum Khamrah, 50ml

CHF 29.90
MY DREM

Parfum My Dream, 100ml

CHF 29.90
VULCANO

Parfum Vulcano, 100ml

CHF 29.90
ARGENTUM

Parfum Argentum, 100ml

CHF 29.90
SARA CHOCOLATE

Parfum Sara Chocolate, 100ml

CHF 29.90
LAYALI

Parfum Layali, 100ml

CHF 29.90
JAZ

Parfum Jazz, 100ml

CHF 29.90
NATROLITE

Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

CHF 29.90