Tregime Kuranore

Titulli: Tregime Kuranore
Autor: Abdulhamid Xhevdet Es-Sehar, Sejjid Kutb
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Prishtinë
Boton: Shtëpia botuese Dituria Islame
Përkthyes: Resul Rexhepi, Sadik Mehmeti
Recensent: Sabri Bajgora
Redaktor gjuhësor: Isa Bajçinca
Korrektor: Ramadan Shkodra
Kopertina të forta
Përpunimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Siprint” – Prizren

Ky libër përmban tregime të vërteta, sepse ato janë marrë nga Libri i vërtetë – nga Kurani fisnik. Tregimet japin një histori të botës që kur Allahu xh.sh. krijoi në të njeriun e parë – Ademin a.s. e deri tek dërgimi i Isait a.s..

Kjo përmbledhje tregimesh kuranore, që në të vërtetë paraqet “tregimet më të mira” (Jusuf, 3), jep një pasqyrë të shkurtër mbi disa pejgamberë të Allahut xh.sh., që përmenden në Kuran. Në të ka tregime edhe për popujt e hershëm dhe për ato që bënin ata, tek të cilët ishin dërguar këta pejgamberë. Ka po ashtu edhe për fatin e atyre personave dhe të atyre popujve; për premtimin dhe për shpresën e madhe që Allahu u kishte dhënë besimtarëve, atyre që besuan të dërguarit e tyre dhe për dënimin dhe shkatërrimin e atyre që nuk besuan e nuk ndoqën pejgamberët; për ata që nuk dëgjuan fjalët e Allahut xh.sh… “Vërtet që në ndodhitë e tyre ka mësim për njerëzit që kanë logjikë”. (Jusuf, 111)

Libri ka 18 tregime dhe ato janë renditur në mënyrë kronologjike sipas ndodhjes së ngjarjeve në histori. Kjo ndihmon që të mësojmë se kur kanë ndodhur ato në histori në lidhje me ngjarjet e tjera.

Kjo përmbledhje dëshmon se në Kuranin fisnik vërtet ka tregime jashtëzakonisht të bukura, prandaj, menduam, përse të mos zinin vend në bibliotekën e fëmijëve dhe, më tutje, përsëri përse të mos u ndihmojnë dhe të mos u shërbejnë atyre për njohjen e historisë, para së gjithash asaj islame?!

Tregimet janë shprehur me gjuhën e thjeshtë, por gjithnjë duke ruajtur artin e të shprehurit kuranor. Shumë nga fëmijët do të jenë në gjendje t’i lexojnë vetë tregimet, kurse prindërit do të vënë re se fëmijët e tyre të vegjël do të kënaqen shumë kur t’ua lexojnë herë pas here këto tregime.

Do të vini re po ashtu se kjo përmbledhje tregimesh kuranore, duke qenë se njëri autor është nga letrarët më të dëshmuar arabë (Abdulhamid Xhevdet Es-Sehar) dhe duke qenë se autori tjetër (Sejjid Kutb) është një nga mendimtarët më të shquar bashkëkohorë islamë, për shkak të vlerave didaktike-historike që përmban kjo, na thotë mendja, është shumë interesante, si për të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit.

Në saje të stilit dhe mënyrës se si është shkruar, kjo përmbledhje shënon një zhanër të ri dhe të paqenë deri më sot në literaturën islame në gjuhën shqipe. Ajetet kuranore në këtë përmbledhje tregimesh janë shënuar midis thonjëzash, ndonëse, pothuaj, tërë tregimet janë të nxjerra nga ajetet, që janë përfolur këtu.

CHF 9.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50