Presidenti është zhdukur

Titulli: Presidenti është zhdukur
Titulli i origjinalit: The President ist Missing
Autor: Bill Klinton, James Patterson
Përktheu: Maklena F. Nika, Mirela Prifti
Redaktore: Elona Zeraliu
Korrektore: Liri Gëzhilli
Design: Blendi Graceni
Fletë: 530
Shtypi: Shtypshkronja Simbol Print
Botues: Shptëpia Botuese Argeta LMG – Tiranë

Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.

“Karakteret dhe ngjarjet në libër janë imagjinarë”. Botuesit e romanit thriller “Presidenti është zhdukur” janë kujdesur të vendosin shprehjen standarde, për të mos i lidhur ngjarjet dhe personazhet me ngjarje dhe emra konkretë, por kur njëri prej dy autorëve është ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zor të besosh se në të nuk ka edhe shumë të vërteta. Mbledhje, takime, telefonata, debate me tone të ngritura, strategji veprimi…

Një roman krejt i veçantë në llojin e vet, një bestseller i padiskutueshëm për javë të tëra, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen edhe në shqip nga shtëpia botuese “Argeta LMG”, nën përkthimin e Maklena F. Nikës dhe Mirela Priftit. “Presidenti është zhdukur”, me autorë Bill Clinton dhe James Patterson, na fut në labirintet më të fshehta të drejtimit të një shteti. Dhe bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia rrëfehet në vetë të parë. Është vetë Presidenti i SHBAve, pagëzuar nga autorët si Jonathan Lincoln Duncan, i cili futet në një aventurë që nis nga Shtëpia e Bardhë në takime të fshehta, kërcënime terroriste, në “rrëmbime”, për t’u kthyer sërish në sallën ovale dhe në fjalimin e radhës. Ajo që e bën interesant këtë libër nuk është stili i Patterson, një nga autorët e romaneve thriller më të shitur në botë, por disa detaje, disa nuanca, disa të dhëna, të cilat mund t’i ofrojë vetëm dikush që ka jetuar brenda Shtëpisë së Bardhë. Si një njeri që i ka provuar vetë ethet e pushtetit për dy legjislatura (1992- 2001), Clinton na fton të imagjinojmë se ç’do të thotë të ulesh në Sallën Ovale dhe të drejtosh vendin më të fuqishëm në botë, të përballosh presionet politike të brendshme dhe ato ndërkombëtare, të marrësh vendime të shpejta në situata të jashtëzakonshme, në interes të sigurisë publike, të mbash qëndrime diplomatike dhe të përballesh me problematika që nuk të vënë në rrezik vetëm karrierën, por edhe jetën: përballja me terrorizmin botëror, me ISIS, me krimin kibernetik…

Të gjitha këto na zbulohen faqe pas faqe në “Presidenti është zhdukur”. Edhe pse historia është e trilluar, mekanizmi se si funksionon drejtimi i SHBA-ve dhe sidomos masat që merren në raste ekstreme, me siguri janë të vërteta. Ndonëse flitet për një sulm kibernetik, i cili do të vinte në rrezik gjithë sigurinë e SHBA-ve dhe do të “gjymtonte” ushtrinë amerikane, mund të heqësh paralele mes tij dhe situatës së jashtëzakonshme të krijuar në 11 shtator të vitit 2001. Ndonëse në karrigen presidenciale nuk ishte Clinton, procedura është po ajo.

Në radhë të parë sigurohet Presidenti dhe stafi i tij. “Zëvendëspresidentja ka veshur të njëjtin kostum që kishte veshur dje. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, sytë e saj të kuq konfirmojnë mungesën e gjumit. Me sa duket, shefja e palodhur e kabinetit nuk ka shkuar në shtëpi mbrëmjen e kaluar. Ato ulen në një sallë konferencash, në qendrën e operacioneve, poshtë Shtëpisë së Bardhë, në dy skajet e një tavoline të gjatë. Zëvendëspresidentja do të kishte preferuar ta kishte zhvilluar takimin në zyrën e saj private në Krahun Perëndimor, por mbrëmjen e kaluar e kishin dërguar në bodrum si pjesë e protokollit për vijimësinë e punës së qeverisë dhe nuk gjen arsye t’i trazojë ujërat në këto momente”, shkruhet në kapitullin 44 të librit, që në mënyrë të tërthortë tregon masat e sigurisë për mbrojtjen e krerëve të shtetit. “Presidenti është zhdukur” është romani i parë i Clinton. Me gjasë, të tjera “sekrete” nga Shtëpia e Bardhë pritet të dalin në dritë.

CHF 26.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50